Tiranë, 5 mars 2014 – Shënohet viktima e tretë nga gripi AH1N1. Burime nga Spitali Infektiv bënë të ditur sot se bëhet fjalë për një 72-vjeçar që ka ndërruar jetë pasditen e së martës.
Të njëjtat burime pohuan se i moshuari ka ndërruar jetë në banesë dhe ka qenë laboratori i ISHP-së që pas analizave të kryera ka zbuluar se viktima ishte prekur nga AH1N1.
Ndërkaq rreth rastit pritet konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë. Burime nga spitali shtuan se 72-vjeçari vuante nga disa sëmundje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





