Organi Administrativ Shtetëror, apo siç njihet ndryshe komisioni i Policisë Rrugore për apelimin e gjobave, do të shkrihet. Një grup pune i përbërë nga specialistë të Policise se Shtetit dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastruktures pritet të nisin së shpejti punën për ndryshimet e nevojshme në Kodin Rrugor. Sipas ekspertëve, shkrirja e këtyre komisioneve, që janë kthyer në makth për qytetarët, është një vendim i vonuar në kushtet kur Gjykata Administrative ka më shumë se tre vjet që funksionon.

Por, shkrirja e komisioneve të Policisë Rrugore do t’u japë një rol kyç efektivëve në terren dhe do te shtoje kompetencat e tyre, Me kodin aktual ata nuk mund të vendosin gjobë në vlerën më shumë se 5 mijë lekë, ndërsa masa e pezullimit të patentës është atribut i OASH.