9 gusht 2015 – Shpërthen një bombol gazi në një lokal ëmbëltoreje në hyrje të zonës së “Don Boskos” në Tiranë, duke lënë të plagosur 18 persona.
Burime zyrtare nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 18 persona kanë mbërritur të dëmtuar, katër prej të cilëve janë dërguar në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT me djegie në fytyrë. Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, ndërsa 13 të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00 të kësaj të diele, kur ajo që duhet të ishte një pasdite relaksi, është kthyer në një pasdite paniku dhe tmerri për banorët dhe pushuesit e rastësishëm në Don Bosko. Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm sa është dëgjuar dhe qindra metra larg zonës.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një rrjedhje gazi në një bombol të madhe. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Emrat e të plagosurve:
Klaudjo Marashi 18 vjeç,
Enrik Hima 27 vjeç,
Sabri Baruni 60 vjeç,
Dhori Qirjo,
Mateo Zoto 30 vjeç,
Xheladbie Kulla 67 vjeç,
Alfred Shani 67 vjeç,
Fadil Tuzi,
Edvin Liko 30 vjeç,
Kujtim Cani 50 vjeç,
Xhemile Shani 60 vjeç,
Edlira Shima 20 vjeç,
Evgjeni Bregu 48 vjeç,
Kristi Koreci 20 vjeç,
Krenar Bega 38 vjeç,
Olsi Beqiri 27 vjeç,
Nebie Muhedini 67 vjeç.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





