Tiranë, 10 mars 2014 – Shpërthim me eksploziv që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia e Tiranës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në orën 02.40 në Rrugën ‘Ymer Kurti’, në katin e 3-të të një pallat të ri, në pronësi të shtetasit Ilir Dako. 

Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar lehtë bashkëshortja e pronarit të banesës, Vasilika Dako, 60 vjeç, e cila u dërgua në Spitalin Ushtarak, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. 

Aktualisht, grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për identifikimin e kapjen autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Sipas familjarëve të pronarit të banesës ku u vendos eksplozivi, autorët mund të kenë gabuar adresë, pasi sipas tyre ata nuk kanë probleme me asnjë.

Eksplozivi i përdorur ka qenë artizanal. Kamerat e sigurisë së biznese rrotull pallatit janë sekuestruar nga forcat policore për të bërë të mundur identifikimin e ndonjë autori të mundshëm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/