TIRANË, 18 tetor 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të lehtë në orët e para të mëngjesit të sotëm (e premte 18 tetor 2013). Ngjarja sizmike ka ndodhur ora 1:43:16 GMT ose ora 3:43:16 (koha e Shqipërisë +2 GMT). Dukuria tektonike ka pasur një forcë M=2.3, epiqendër në thellësinë 7 km. Departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin publik Politeknik Tiranë i ka lokalizuar lëkundjet e tokës në fshatinShëngjergj të komunës me të njëjtin emër, qarku Tiranë, në koordinatat 41.28°V, 20.07°L (shih etiketën në hartën nr. 1, pika e kuqe). “Dyrrah”-u ka saktësuar vendndodhjen e tërmetit në fshatin Vakumonë, 3 km në jug të qendrës administrative të komunës së Shëngjergjit, në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit (shih foton satelitore, shigjeta e gjelbër dhe hartën nr. 2, pika e kuqe). Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Info

Komuna Shëngjergj ka në përbërje fshatrat Shëngjergj, Vërri, Urë, Burimas, Shëngjin i Madh, Façesh, Bizë, Fag, Parpunjë, Vakumonë, Domje e Malit, Derje.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/