Shumë të shkurtëra kanë qenë komentet pas takimit të krerëve të mazhorancës në Vilën 30, në kryeqytet. Në takim, krahas kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, ishte edhe Shpëtim Idrizi, kryeari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ndërkohë, të pranishëm kanë qenë edhe ministrat Arben Ahmetaj dhe Saimir Tahiri, si edhe krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili.

Pa takimit, që sapo u mbyll, ishte ministri Ahmetaj ai që tha diçka rreth asaj që u bisedua, por pa hyrë në detaje. Sipas tij, ishte biseduar për raportin e publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ekonominë e vendit dhe për reformën në drejtësi. Teksa ka thënë se “për reformën në drejtësi do të priten të gjitha konkluzionet e Komisionit të Venecias,” ministri Ahmetaj nuk u prononcua mbi faktin nëse kjo do të thoshte se ligji për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk do të miratohej së shpejti.