Taksistët në Tiranë kanë zhvilluar sot në mesditë një protestë, duke bllokuar edhe lëvizjen në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Ata kanë kërkuar largimin e taksive të qyteteve të tjera, gjë që shkakton rrjedhje të klientelës dhe ndryshimin e kuadrit ligjor për të ndaluar qarkullimin e taksive “6+1”.
Taksistët kanë paralajmëruar se, protesta e tyre do të shtrihet edhe në ditët në vijim nëse ata nuk do mund të kenë një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe nëse nuk të zgjidhet çështja e taksive të paliçencuara që po prishin tregun. Vazhdimi i protestës nënkupton bllokimin e rrugëve të tjera kryesore në kryeqytet.





