8 shtator 2015 – Të shtënat me armë brenda një lokali në Tiranë, kanë çuar në prangosjen e plot 11 personave, mes tyre dhe 3 pronarët e lokalit.
Veç autorit që qëlloi në lokal, policia vuri në pranga dhe 3 pronarët e biznesit, pasi rezultoi se ai nuk ishte i pajisur me kasë fiskale dhe nuk siguronte punonjësit. Ndërsa, 7 të tjerë u arrestuan për moskallëzim krimi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur 29-vjeçari Klodian Kulla nga Tirana, ka qëlluar me armë pa leje në lokalin “Bora-Bora” në rrugën “Xhanfize Keko”. Ai u arrestua nga uniformat blu, dhe akuzohet gjithashtu për prishje të rendit dhe qetësisë publike, për shkak se në lokal kanë qenë edhe klientë të tjerë.
Ndërsa, për moskallëzim të krimit u arrestuan:
-D. Qordja, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-B.Qordja, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-F. Qordja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Y. Qordja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-S. Brahja, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-J. Duka, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Shaban Piku, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Pasi u konstatua se lokali nuk ishte i pajisur me kasë fiskale dhe kishte punonjes të pa siguruar, policia arrestoi dhe tre pronarët:
– B. Islamaj, 36 vjeç
– L. Ismailaj, 32 vjeç
– D. Ismailaj, 25 vjeç
Ata akuzohen për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.
/portali DurresLajm/