TIRANË, 23 korrik 2013 – Parandalohet në Tiranë një tjetër krim në familje. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë në flagrancë shtetasin Bashkim Hysa, 47-vjec. 



Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në Shkozë, ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se bashkëshortit ka pas një sherri me gruan ka tentuar ta godasë edhe me mjete prerëse (sëpatë), por me ndërhyrjen e familjareve të tjerë është mundur të evitohet kjo ngjarje. 



Vjollca Hysa, bashkëshortja e dhunuar ka bërë menjëherë kallëzimin dhe falë saj policia ka mundur të arrestojë burrin dhunues. 



Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes çiftit, ndërkohë blutë e kryeqyteti kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.