“Protestat e opozitës në Kosovë nuk janë goditje ndaj qeverisë së Kosovës, por ndaj qeverisë së Serbisë,” – ka thënë ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një takim me simpatizantë, në Tiranë.
“Nuk është çështja se çfarë i kemi dhënë qeverisë së Kosovës, por i kemi dhënë goditje të fuqishme Serbisë, – tha Kurti. – Këtu konsiston opozita e bashkuar e Kosovës.” Gjatë fjalës së tij, Kurti shtoi se ajo që po ndodh në Kosovë është e njëjta politikë e Serbisë e ndjekur edhe ndaj Bosnjës. Për këtë ai tha se “ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh.”
“Serbia nuk imagjinon barazinë me shqiptarët, – tha Kurti. – Nga pabarazia vjen shtypja politike. Nuk po ndodh asgjë e re, se në fakt politikën e saj karshi Bosnjës po e bën edhe në Kosovë. Millosheviçi e pranoi Bosnjën jashtë Serbisë, kur lideri i atëhershëm e pranoi Serbinë brenda. Kjo po riprodhohet në Kosovë.”
Sipas tij, korrupsioni i politikanëve vendas është faktori kryesor se përse qeveritë e pasluftës në Kosovë, janë treguar zemërgjera me Serbinë.





