Që nga 1 prilli, 2 100 punonjës të Policisë së Shtetit do të përballen me një ulje të ndjeshme page për shkak të ndryshimit të gradave. Bëhet fjala për minimalisht 5 500 lekë që do t’i zbriten secilit nga rroga mujore.

Urdhri është shpërndarë nga Drejtoria e Financave e Ministrisë së Punëve të rendshme që në fillim të këtij muaji. Efekti negativ lidhet me ndryshimin e sistemit të gradave, sipas kuadrit të ri ligjor të Policisë së Shtetit, që duhej të kishte hyrë në fuqi që para një viti, megjithëse edhe sot nuk janë plotësuar të gjitha aktet nënligjore.

Në ligjin e ri, siç dihet, dy grada do të zhdukeshin nga sistemi: gradat "nëninspektor" dhe "kryeinspektor".