Vëllai dhunon rëndë motrën duke i prerë me gërshërë 2 gishta.

Ngjarja është shënuar në një familje të Tiranës, ku u arrestua autori Leon H., 33 vjeç.

Sipas policisë, ai ka goditur me grusht motrën e tij më të madhe, E. H., 39 vjeçe dhe më pas i ka dëmtuar me gërshërë gishtin e mesit dhe të unazës.

Episodi i dhunës ka ndodhur një ditë më parë, kur edhe u bë arrestimi i vëllait.