Tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim pasi është konstatuar se kanë vjedhur shuma monetare duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, kartave te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM, me mjete të forta në 2 institucione të ndryshme financiare në Tiranë.

Sipas asaj që njofton policia janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre rumunët: F. O., 51 vjeç, M. M., 45 vjeç, A. S., 20 vjeç, të tre banues në Rumani.

“Nga veprimet hetimore intensive të kryera ka rezultuar, se këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur, me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke demtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të mbetur në tentativë, 1 vjedhjeje në datë 06.01.2024, dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 09.12.2023”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.  

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, me metoda speciale të hetimit, operacioni policor i koduar “Goldish Axe”.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vodhën shuma parash duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të kartave të klonuara apo të kartave të vjedhura dhe duke dëmtuar ATM me mjete të forta, për të ndërhyrë në sistemet e tyre, në 2 institucione të ndryshme financiare, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas rumunë.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 4 vjedhje të kësaj natyre dhe 2 raste të tjera të mbetura në tentativë, të kryera nga këta 3 shtetas.

Shpallet në kërkim automjeti tip “Volkswagen” që kanë përdorur autorët për të lëvizur.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të hetimeve për dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më datë 09.12.2023 dhe më datë 06.01.2024, ku u vodhen shuma parash në disa ATM të institucioneve bankare në Tiranë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

F. O., 51 vjeç, M. M., 45 vjeç, A. S., 20 vjeç, të tre shtetas rumunë, banues në Rumani.

Nga veprimet hetimore intensive të kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe më datë 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke dëmtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të tilla të vjedhjes, të mbetura në tentativë, të 1 vjedhjeje të kryer më datë 06.01.2024 dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të kryera më datë 09.12.2023.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve kriminale dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të të inplikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.