Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me vrasjen e një 39-vjeçari në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate pranë një lokali në Shkozë të kryeqytetit.
Sipas policisë, shtetasi E.Sh, rreth 28 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen si pasoje e plagës së marrë.
Autor i dyshuar i ngjarjes 28-vjeçari, banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është larguar pas krimit në këmbë duke përfituar dhe nga errësira, ndërkohë uniformat blu po punojnë për kapjen dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor dhe punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
S.L.