11 qershor 2015 – Policia e Tiranës ka zbuluar rreth 20 thasë me ilaçe të skaduara, të cilat ishin hedhur në Bovillë.
Thasët me ilaçe janë zbuluar larg zonës së ujësjellësit në Bovillë nga efektivët e policisë së Komisariatit numër 5 në kryeqytet.
Shpesh spitalet zgjedhin t’i hedhim këto mbetje të rrezikshme në mjedise të hapura në natyrë, çka përbën rrezik për shëndetin e njerëzve. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e përgjegjësve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/