TIRANE, 28 tetor 2013 –Një ngjarje e rende ka ndodhur në rrugën “Dora Distria” ku dy  punëtorët kanë rënë nga skela ne katit te tetë.  Njeri nga punëtoret e  ndërtimit ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e rënies nga pallati ku punonin në Tiranë.  Personit qe humbi jeten iu shkaktuan plagë të shumta në trup, të cilat i shkaktuan më pas edhe vdekjen. Ndërkohë që kolegu i tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tirane. Në bazë të hetimeve të deritanishme mësohet se shkak i aksidentimit të tyre gjatë punës është bërë këputja e skelës, teksa po vijojnë hetimet në lidhje me kushtet teknike të punës. Ndërkaq policia ka marrë në pyetje dhe pronarët e pallatit.