Tiranë,4 nëntor 2013- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Shtetasi Altin Petalla, 32 vjeç, banues në Tiranë, i ka dhënë fund jetës, duke qëlluar veten me thikë.“32 vjeçari ka vrarë veten me armë të ftohtë thikë ku si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë”, kanë  thanë burimet zyrtare nga Policia e Tiranës.Aktualisht, strukturat e policisë së kryeqytetit janë duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të vetëvrasjes së 32 vjeçarit.