TIRANË, 21 tetor 2013 – Ka disa ditë që Tiranës po vërtiten nga prapa malit të Dajtit dukuri tektonike. Të dielën, më 20 tetor 2013, ora 1:40:30 GMT ose ora 3:40:30 (koha e Shqipërisë +2 GMT) rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të lehtë me forcë M=2.4 dhe epiqendër në thellësinë 12 km. Ngjarja sizmike është vërejtur në fshatinShkallë të komunës së Dajtit, në një distancë në vijë ajrore 10 km në lindje të qytetit të Tiranës në koordinatat 41.34°V, 19.96°L (shih etiketën e departamentit të sizmologjisë në hartën nr. 1, pika e kuqe, e rrethuar nga dy blu nga tërmetet e tri ditëve të mëparshme po në zonën prapa malit të Dajtit). “Dyrrah”-u ka saktësuar lokalizimin e lëkundjeve të tokës në një lartësi mbi 800 metra mbi nivelin e detit (shih hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër), një një distancë 1 km në veriperëndim të fshatitShkallë (shih hartën nr. 3, pika e kuqe, zonë e mbuluar nga retë kur sateliti ka bërë identifikimin e vendndodhjes së koordinatave).
InfoKomuna e Dajtit përfshin fshatrat Linzë, Shishtufinë, Tujan, Brrar, Ferraj, Priskë e Madhe, Surrel, Lanabregas, Shkallë, Qafmollë, Darshen, Selbë, Murt.
/agjencia e lajmeve Dyrrah /





