Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit Psikosocial (TISS) ka 6 vjet që ofron shërbimin e saj në Tiranë për vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve me probleme zhvillimi.
Duke parë kërkesat e larta dhe vështirësitë që kishin prindërit nga Durrësi për t’i dërguar fëmijët për terapi çdo ditë në Tiranë, kjo qendër hapi dyert edhe në qytetin bregdetar.
“Prej 3.5 vitesh ne ofrojmë shërbimin tonë në qytetin e Durrësit pranë poliklinikës qëndrore. Ajo që ofron qendra jonë është trajtimi i fëmijëve nga një ekip multidisiplinar.”, thotë administratorja Eni Xhafa.
Fillimisht fëmija kryen një vlerësim nga specialistët si: neuropediatria, specialistia e analizës së sjelljes (ABA program), psikologë klinikë, terapiste ABA dhe logopedi.
Nga vlerësimi përcaktohet problematika e fëmijës dhe ndërhyrja që fëmija ka nevoje.
“Qendra jonë ofron një paketë të plotë trajtimi. Pas vlerësimit hartohet program individual i fëmijës, program për prindin dhe program për kopështin apo shkollën.”, sqaron më tej Xhafa.
Ndërhyrja në të gjitha ambjentet që fëmija ndërvepron sjell rezultate më të larta dhe më të shpejta në ecurinë e fëmijës. Në këtë qendër ofrohet terapi individuale dhe në grup.
Gjatë terapisë individuale fëmija mëson aftësi të reja dhe në terapinë në grup mëson që këto aftësi t’i gjeneralizojë me bashkëmoshatarët dhe në ambiente të tjera.
“Ndërhyrja e hershme sjell rezultate më të shpejta dhe më të larta te fëmijët. Prandaj ftojmë të gjithë prindërit që shikojnë se diçka nuk shkon me zhvillimin e fëmijës si në komunikimin gjuhësor, sjellje jo të përshtatshme apo mungesë marrëdhëniesh, të bëjnë një vlersim për të përcaktuar nëse fëmija ka nevojë për një ndërhyrje.”, thekson ajo.
Shërbimet që ofrohen në qendrën TISS:
- Vlerësim dhe diagnostikim të fëmijëve- Synon testimin e aftësive të fëmijës në fushat e zhvillimit social, emocional, kognitiv, gjuhësor dhe motor.
- Terapi ABA- Kjo metodë terapie redukton sjelljet problem dhe rrit proçesin e të nxënit dhe aftësive të fëmijës në fushat e zhvillimit
- Terapi zhvillimi- Në fokus të saj janë ndërhyrjet në problematikat e fushave të zhvillimit të fëmijës.
- Logopedi- Trajtimin e çrregullimeve në të folur si: afazi, disfazi, çrregullime zhvillimore te gjuhës dhe të folurit, çrregullimet e zërit (volumi, ritmi), çrregullimet e rrjedhshmërisë së të folurit (belbëzimi), çrregullime në lexim dhe shrim, çrregullime në dëgjim-Implanti i Kokleas, çrregullimet komplekse (Crregullimi spektrit të Autizvit, Vonese mendore etj).
- Psikomotorcitet- Trajtimi i problemeve të motroikës fine, globale dhe sensoriale.
- Trajnime dhe këshillim i prindërve për përballimin dhe ndërhyrjet që mund të bëjnë në ambjentet e shtëpisë kur fëmija shfaq sjellje problematike.





