E enjte, 1 maj 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Flet ministri: Pensionet, llogaritja për të varfrit dhe pagat e larta”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Nëna vret foshnjën 6 javëshe: As burri dhe as i dashuri nuk e pranuan
– Ekzekutohet me tre plumba i dënuari për vrasje
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Ushtria, ndryshojnë gradat”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Vritet i shumëkërkuari i policisë. Në Lurë i dehuri vret një, plagos tjetrin
– Tiranë, banesa sociale për 1970 familje
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Jetëgjati që mundon Gridën”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Fotot: Frëngjishtja e kudondodhur e Enverit
– Rregullat e reja për gradat dhe karrierën e Forcave të Armatosura
– Luan Rama: Meta e Rama, një raport kompleks. Berisha? Ka kohë me u korit
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Superagjencia e inteligjencës, strategjia e sigurisë kombëtare. Gati ligji i ri për kontrollin e sekreteve”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Raporti i DASH: Korrupsioni pengoi arrestimin e xhihadistëve në vitin 2012
– Vret foshnjën për të shpëtuar martesën, krim i tmerrshëm në Librazhd
– Gradat në Ushtri, koha në rezervë nuk përfshihet
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Vrasje e stilit mafioz në Elbasan/ Gjykata e liron, “banda” e ekzekuton me plumb në kokë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Arvizu: Akuzat për ushtrinë janë pa prova dhe për qëllime politike
– Nëna 24-vjeçare mbyt foshnjën 6-javëshe nga dyshimi për atësinë
– Ndryshon ligji i gradave, kriteret e reja për Forcat e Armatosura
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Përplasje midis dy kapove të drejtësisë. Kryeprokurori nuk ka përse pyet as Nasip Naçon e as Fatmir Xhafën. Apo mazhoranca kërkon të ndryshojë Kushtetutën dhe varësinë e Prokurorit të Përgjithshëm sipas modelit amerikan?”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Mjekët, stomatologët e farmacistët që rrezikojnë vendet e punës
– Prokuroria konfirmon kallëzimin penal nga ILDKP për gjyqtarë, prokurorë, ambasadorë dhe tatimorë
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Rama dërgon në Kuvend ligjin e ri për adminsitratën, hapet rruga për rekrutimin e militantëve, ja kush përfiton”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– PD drejt shpartallimit, Ridvan Bode sulmon Lulzim Bashën, kundërshton udhëzimin që përjashton elitën e vjetër nga partia
– Shpërthen Arvizu: Berisha-Basha mos bëni pis ushtrinë me shpifje të ulëta, mos kujtoni se shqiptarët janë budallenj
– Raporti i DASH: Terrorizmi kërcënon Shqipërinë, Berisha u lajmërua në 2012 për grupin e shqiptarëve që luftojnë në Siri
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





