E hënë, 1 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Legalizimet, shtëpitë që rrezikohen nga planet urbanistike”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Raporti, për mandatin e ministrave, duhet të ndryshojë Kushtetuta
– Zbardhet debati tetë orë i Ramës me grupin e PS, Ruçi: Ka deputetë më të privilegjuar se ministrat
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “PS, grupe pune për zgjedhjet”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Flamur Kuçi: Duhej konsensus për reformën, por qe e nevojshme
– Arrestohet ish-drejtori i policisë për ndërtim pa leje, kundërshtoi policët
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Kompensimi i pronës, 5 milionë dollarë më pak për legalizimet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ligji për Policinë, si përfitohen gradat dhe mënyra për tu rikthyer në punë
– Reforma në arsim, zbulohen emrat e gjimnazeve që do mbyllen nga ministria
– Gëzim Myshketa: Nga “baraket” e Durrësit, në skenat italiane
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “8 orët e debatit/ Kritikat e “senatorëve” të PS ndaj qeverisë: Jemi edhe ne”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Kapet në Brindizi gomonia me gjysëm ton hashash, arrestohen dy shqiptarë
– Arratiset nga spitali i plagosuri, pranga policit që e ruante
– Gjykata liron pesë numëruesit e parave të thesarit
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Rama: S’ka ndryshime në qeveri, nuk e prek kabinetin për tekat e askujt”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– E djathta, Ngjela: Berisha sërish po e shuan opozitën
– Arrestohet ish-shefi i antikrimit ekonomik
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





