E enjte, 10 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Projektligji. Pensioni social, skema e re në fuqi që nga 2010”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dritërori: Kryepeshkopi Janullatos erdhi për të mësuar peshkopët e rinj, jo për të ndenjur

–   Llalla, shkarkon kreun e zyrës antikorrupsion që e sulmoi Spartak Braho

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Shpërthen” Nishani. Tahiri, dacibao kineze ndaj meje”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vangjush Dako: Park industrial 80 hektarësh në Durrës

–   Gorea shef i logjistikës në PD

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Pas sulmit të komunistëve ndaj shtatores së Ahmet Zogut, deputetja Mesila Dode ringjall debatin e 20 viteve më parë. PD si ne ’93. “Ta nxjerrim jashtë ligjit partine  komuniste. Reagon Marko Dajti:  Mesila Doda dhe anëtarët e PD-së ish-anëtarë të sigurimit të shtetit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   “Serveri i Tatimeve” Adriatik Llalla largon prokurorin

–   Edi Rama ndan lejet ne fundjave ne qytetin e Vlorës

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Rama i jep Bashës 441 milion lekë. Qeveria shpërblen banorët e pallatit në Vlorë”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Komunistët, PD: Të nxirren jashtë ligjit si para vitit 97, reagon Mesila Doda

–   Dorëheqja, Nishani firmos lirimin e Gërvenjit

–   Noka, takoi shefin që arrestoi babain e Saimir Tahirit

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Presidenti: Qeveria po më sulmon”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Llalla shkarkon shefin e njësisë antikorrupsion të Tiranës

–   Pension social për të internuarit. Plani i qeverisë për dëmshpërblimin

–   Amnistia sot hapen burgjet lirohen 900 veta në të gjithë vendin

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Ilir Hoxha: Babai priti nga Perëndimi një sinjal që nuk erdhi kurrë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Veliaj: Pensionet, çarë parashikon skema e re që nis në 1 janar 2013

–   Mesila Doda përplaset me Marko Dajtin: “Komunistët, jashtë ligjit? Gjysma e PD kanë qenë në PPSH

–   Sekreti i tmerrshëm kimik i Sirisë: Loja e Erdoganit dhe “grupi i shqiptarëve”

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Debati për të paprekshmit. Përplasje në pallatin e Drejtësisë. thellohet konflikti mes qeverisë dhe presidencës për hetimin e gjyqtarëve. Naço: KLD të jetë eficiente, gjykatësit nuk zbatojnë as orarin zyrtar. Nishani: qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj presidentit. Letra e Tahirit, si fletë-rrufetë enveriste. Çefa: Të mos shantazhohen gjyqtarët zbardhet letërkëmbimi mes kuvendit dhe presidencës për dekretin e Alaudin Malajt.   Meta: Cilat janë kriteret shtesë për këtë  dekret. presidenti: janë në ligj”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Basha: Era po fryn djathtas, qeverisja po shkon në pikiatë

–   Doda: Partitë komuniste të dalin jashtë ligjit, LANÇ vëllavrasëse

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Ligji i ri për diplomacinë, hiqen kompetencat e Nishanit, emërimi i ambasadorëve nga Rama dhe Bushati”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Taulant Balla: Kuliçaj dhe Noka përdorën Arjan Hoxhën për arrestimin e babait të Tahirit, falsifikuan firmën dhe diplomën

–   Ndizet lufta, PD kërkon shkrirjen e partive komuniste me ligj, legalistët thirje Ramës dhe Nishanit për izolimin e Marko Dajtit

–   Kodheli: Ja pse duhet miratuar ligji për të çliruar ushtrinë nga dyshja Nishani-Berisha

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Brojka: Lulzim Basha të mos kandidojë për kryetar Bashkie”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Ministria e Arsimit Lindita Nikolla: Mësoni edhe gjuhën gjermane

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/