E mërkurë, 10 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Zv.Guvernatorja, zbardhet dëshmia e Gjonit në Prokurori”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Llalla: Zyrtarë të lartë nën hetim për korrupsion
– Mjekut francez që vizitoi Enverin i dhamë pesë mijë dollarë, i mora pa formalitete në bankë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Intervista, ja pse e burgosën Fullanin. Rebelohet avokati i njohur Maksim Haxhia”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Dorëhiqet Ardian Civici, Këshilli Mbikëqyrës me katër anëtarë
– Lista, ish të përndjekurit 1285 përfituesit e rinj
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Skema e pensioneve. Sigurimet, llogaria para dhe pas ‘94-ës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Fullani pa televizion në qeli, shëtit në ajrim. Takim me psikologun në burgun 302
– Universiteti i Tiranës, nis rekrutimi i pedagogëve, ja kriteret
GAZETA SOT hapet me shkrimin “Plasin intrigat për guvernatorin e ri, Berisha-Nishani skemë bllokuese, hedhin në treg Gjergj Kondën, Rama i vendosur për kandidaturë të huaj”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Tunxh Vatnikaj: Braçe më i rrezikuar se Fullani nëse disponon dokumente për afera të tjera në BSH
– Edi Rama paralajmëron arrestime të tjera VIP, kryeprokurori Llalla: Kam shumë zyrtarë të lartë nën hetim për korrupsion
– Shpërbëhet kupola e Bankës së Shqipërisë, largohet Adrian Civici, braktis Këshillin Mbikqyrës, letër Metës me arsyet e dorëheqjes
GAZETA MAPO ka si argument kryesor “Zbardhet dosja 5454/ Arsyetimi i gjykatës: Fullani të qëndrojë në qeli, rrezikon të dëmtojë provat dhe të arratiset”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zyrtarë të tjerë të lartë, nën hetim për korrupsion e shpërdorim detyre
– Basha drekë me ambasadorët: Nuk mund të bëhemi dekor i oligarkisë Rama-Meta
– FMN: Rënia e investimeve mund të frenojë ekonominë shqiptaretali
GAZETA KOHA JONE hapet me shkrimin “Një Guvernator i huaj po arrin në Shqipëri”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Matura Shtetërore, rregullat për provimet e sesionit të dytë
– Marrëveshje me ndërtuesit, ministri Haxhinasto: Jo më abuzime me tenderët
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





