E premte, 11 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Opozita: Bojkot. Grushta në Kuvend, goditet Gent Strazimiri”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Strazimiri: Në grupin e PS janë 19 deputetë me precedentë. Ndreu: Nuk të paska mjaftuar rripi

–   Ksamil, e mitura 15 vjeçare rëndë në spital. E dashura refuzon martesën, i riu qëllon me thikë atë dhe veten

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Berisha merr zvarrë PD. Sherr në klubin e Kuvendit pas sharjeve ordinere të Strazimirit ndaj Ndreut”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   “Çuçi” Reforma territorial, Shqipëria do të ndahet si Irlanda

–   6 mujori, Albpetrol rrit të ardhurat, Rama: 11 milionë dollarë më shumë se vjet

–   Ilir Kerni: Kushtet e kontratës për artistët e Operas dhe Baletit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “5500 dosje pronash, AKKP: Do zbardhim dosjet "peng””

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vrasja e trefishtë, djali i autorit: Më kërkoi një gotë ujë para se të vdiste. Edmond Kolgjini: Depresion i çastit, s’ka lidhje me vejushën

–   Gjyqtarët, politikës: Mos na denigroni të gjithëve

 

GAZETA SHQIP  çelet me shkrimin  “Grushta në parlament, PD-ja nis bojkotin”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kryekomunari i Lazaratit deklaron miliona borxhe

–   Reformimi i KLD-së nis me shkarkimin e Elvis Cefës

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Misteri i Gjin Gjonit: Diplomë

juristi me vetëm 1 vit universitet”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ftohen marrëdhëniet, Shkupi notë proteste Tiranës

–   Topalli kundër Bashës: Butësia juaj po dëmton opozitën

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Nis fshesa në administratë, gati lista e shkarkimeve, 30% e aparatit buxhetor shkurtohet pas 14 korrikut”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Berisha rrëzon kandidaturat e Bashës në Durrës, Enis Fani favorit për kreun e ri të PD

–   Qeveris zgjeron ligjin anti-mafia, konfiskim pasurive të pajustifikuara të gjyqtarëve të korruptuar

–   Rama: Vrasjet e biznesmenëve të paralajmëruara, gjykatat lirojnë killerat e mafies

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Vrasja e Santos, zbardhen dëshmitë e Gjozajve në Prokurori, ja provat që i lanë në qeli”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Reforma territoriale, PDIU thyen bojkotin, çon përfaqësues në komision

–   Si nisi sherri mes Strazimirit, Ndreut e Ndokës, PD lë Kuvendin pa afat

–   “Karçini”, akuza mbështetet vetëm tek dëshmia e Sinanajt

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Kush janë 19 vrasësit dhe kriminelët në Parlament?! PD akuzon, por asnjë politikan i PD-së nuk guxon të përmendë emra. Pse? Kanë frikë apo edhe vetë selia blu ka deputetë të inkriminuar?”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Rregullat dhe kuotat e reja të përfitimit nga ndihma ekonomike

–   Veliaj shpërndan këstin e parë për 200 ish-të përndjekur, përfitimet

–   Rama dhe Basha, “konkurrencë” me postimet e imazheve të lulishteve, si kanë qenë dhe si janë

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/