E dielë, 11 maj 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Bie avioni i drgorës, sekuestrohen 460 kg hashash”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Flet Ministri Tahiri: Avioni fluturonte me leje

–   Basha: Qeveria ka rënë

–   Naço e Cefa, replika në ditën e drejtësisë

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Bie erë dobiçllëk. Avioni që ra nga qielli në Divjakë. Detaje e analizë mbi ngjarjen e çuditshme që ka lënë pas hijet e forta të një inskenimi”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Berisha sulmon ambasadorin amerikan: Do t’i digjen të dyja duart nëse vijon mbron Ramën

–   Rami Memushaj: Sjellja e Ledi Shamkut si prej arixhofke gojëgardhe

–   3 mijë burrat shqiptarë të Napoleonit dhe një gjeni mikpritës në Bubës të Përmetit

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Avioni i drogës, ngec gjatë uljes, kapet mat në Divjakë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Taktika e Bashës për të larguar të vjetrit

–   Ekspertët e PS do të kontrollojnë dosjet e SHISH

–   Boçi: Në Kushtetuesen për kryetaren e AMA-s

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Qeveria ngec në rërë”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Alibeaj: Nano ishte fodulle mospërfillës, ndërsa Rama, përçmues dhe me prirje diktatori

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Kasetë dhe prova të reja që fundosin Sali Berishën në vrasjen e Azem Hajdarit, thirri në zyrë prokurorin që liroi vrasësit, i kurdisi atentat me Gazideden”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Sali Berisha kërcënon ambasadorin amerikan: Do të digjen duart nëse mbron qeverinë Rama

–   Zbardhet dosja e policisë për 21 janarin, Lulzim Basha dhe Agron Kuliçaj urdhër FNSH për raprezalje, fshehën armët special

–   Fullani shpenzime luksi me paratë e shqiptarëve, qindar mijëra euro për sigurim jete, bar-restorant dhe shërbim katering për vartësit

–   Bie avioni në Divjakë, policia dyshime për drogë, përplaset me ekspertët e Aviacionit Civil

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/