E martë, 11 mars 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Largohet opozita. Amnistia, mazhoranca konfirmohet me 84 vota”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Rihetim pasurisë së zyrtarëve të lartë që nga 2003
– Eksploziv banesës së ish-punonjësit të SHISH
– Masakra ndaj tre fëmijëve të mitur, vajza telefonoi në polici para se të vritej
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Hetim pasurive të zyrtarëve”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Edlira, 4 orë me kufomat e të bijave në shtrat
– Emërimet, Rama: 44 anëtarë të PD, drejtues të policisë
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “ Pasuritë e zyrtarëve, në sitë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ish-punonjësi i SHISH: Dyshimet e mia për tritolin në shtëpi
– Gjykata rrëzon Shpëtim Gjikën, lexohet akuza
– Siguria, Nishani merr kompetencat e Ramës
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Ish-oficeri i SHISH. E vërteta e tritolit në ballkon”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Rrëfimi i nënës, 3 vajzat i vrava që t’i shpëtoja, do të bëheshin prostituta
– Kodi i ri penal merr 84 vota, zbardhet debati në parlament
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Publikohet lista e lidhjeve. Nepotizmi i PD ministria e Brendshme “Çerdhe” familjarësh ”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ilir Kulla: Kreu i PD s’duhet ftuar në Këshillin e Sigurisë
– Ëndrrat e Simonës 13-vjeç, të këputura nga dora e nënës
– Mjekët: Kujdes, gripi mund të kthehet edhe dy here
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Tragjedia në Itali. Obsesioni i Edlirës: Bëra gjënë e duhur kundër një fati mizor”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Gjika dhe Mziu, bashkë kundër Prokurorisë: Akuzat, montim politik
– ILDKP: Kontroll që nga 2003 për pasuritë e zyrtarëve
– Miratohen amnistia dhe Kodi i ri, Basha: marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin
– Nishani: Prej 6 muajsh jam nën trysni politike, sulmi ndaj SHISH po shtohet
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Dosja Gjika. Ja “armët e prokurorisë për të burgosur kryebashkiakun”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Tritol në pallatin e Paskal Milos e Fidel Yllit, sapo ishin larguar 30 muxhahedinë iranianë
– Intervistë, Dashamir Shehi: Berisha duhet të bëjë një hap… anash
– Mesila Doda: PD po ndahet në “këta të Bashës” “ata të Sokolit”
– Mosinstalimi i kasave, gjobat që fallen nga muajt mars-gusht 2013
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin ““Akoma shteti nuk ka hyrë në komunën problematike të jugut. Kemi dy Kryeministra; ai i Shqipërisë dhe i “Republikës së Hashashit” në Lazarat. Lazarati dhe Qeveria jonë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Meta: E kisha të vështirë ta mblidhja Parlamentin pa Berishën
– Shkolla e Policisë,afatet e testimit të kandidatëve
– Sa duhet të paguajmë për përmbarimin privat
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





