E mërkurë, 10 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Vendimi i qeverisë, legalizimet, verifikim datës së ndërtimeve”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Fullani refuzon ti përgjoigjet prokurorit në burg: Nuk flas pa parë provat

–       Qeveria 920 mijë dollarë për festimet e Çlirimit

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Ndërtimet pa leje, nisin kontrollet. Hartohen dosjet e hartave informale për legalizimin e shtesave”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Qeveria, 26 milionë lekë mbështetje për gratë sipërmarrëse

–       Berisha, plan për shpëtimin e Bashës pas zgjedhjeve

–       Forumi ekonomik, Kina premton investime në Shqipëri

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Tabela e pensioneve, mosha e vjetërsia për çdo kategori”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Legalizimet, Qeveria: Ja si do të evidentohen në terren ndërtimet pa leje

–       Vjedhja e Bankës, Fullani refuzon Prokurorinë. Arvizu: Hetimi të jetë apolitik

–       Dosja e sigurimit: Në Lezhë u ngrit dolli për Mehmetin pas vetëvrasjes

 

GAZETA SOT  hapet me shkrimin  “Fullani frikë nga helmimi në qeli, nuk pranon ushqimet e hapura të burgut, mbikqyret rreptësisht nga dy oficerë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rindizet drita jeshile për Shqipërinë në BE, rihapet komisioni i zgjerimit pas ndërhyrjes së Merkelit, austriaku Hahn në vend të Fyles

–   Arvizu lëshon Fullanin: Ka administruar keq bankën, guvernator i huaj nëse nuk ka zgjidhje tjetër

–   SHQUP në mërgim, mbledh strukturat paralele dhe parlamentin privat, merren në shqyrtim ligjet e qeverisë

 

GAZETA MAPO  ka si argument kryesor  “Legalizimet, si do të verifikohen shtëpitë dhe shtesat pa leje në terren”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Fullani refuzon Prokurorinë: Nuk dëshmoj pa u njohur me provat

–   Qeveria jep 940 milionë lekë për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit

–   Udhëzimi i Bashës për Konventën e PD: Gati delegatët brenda 15 shtatorit

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “Ndryshim ose rrënim! Flet Spartak Ngjela: Nëse Santo është vrarë për transferta bankare, ato i ka bërë Sali Berisha, ose qarqe shumë pranë tij”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Legalizimet, ja si do të evidentohen në terren ndërtimet pa leje

–   Rama në Kinë, merr mbështetje për projekte kryesore

–   Infermierët, kriteret për punësimin në Gjermani

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/