E hënë, 12 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Rrëfehet i penduari: Plani për drogën me avion, përse caktuam Divjakën”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Shkodër, grinden në lokalin e natës vritet me armë zjarri 22 vjeçari

–   Rama: I tronditur nga ngurrimi i BE, e meritojmë statusin

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Berisha la Shqipërinë pa radar”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Ylli Bufi: Shqipëria, pse duhet ndarë në 88 bashki

–   Edi Rama: Shqipëria e meriton statusin e kandidatit për në BE

–   Sherri në lokal, vritet i riu dhe plagoset kushëriri i tij

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Drogën e bleva në Lushnje. Prokuroria: Ja itinerari i drogës me avionin”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Rama: Pranimi në BE, do na duhen të paktën 10 vjet

–   Qeveria iu heq pagesën invalidëve për 47 mln lekë fitim

–   Byroja në ’91: Bashkurti s’e pranon të jetë levë politike

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Divjaka sipas një trafikanti”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Si po e bllokon kunata e Agron Kuliçajt “Dhomën e Ndërmjetësve”

–   Arrestohet për grabitje punonjësi 22-vjeçar i SHISH

–   Peter Lucas: Rishfaqja e Enverit, flet për kapitullimin e politikanëve të sotëm

–   Vritet në Siri 35-vjeçari shqiptar nga Mollasi i Elbasanit

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Dëshmia nga Divjaka: Ja ç’më tha piloti italian në gjendje shoku. Pashë dy xhipa që u larguan me shpejtësi”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama: Jam i tronditur nga ngurrimi i BE për të na dhënë statusin

–   Një tjetër shqiptar vritet në Siri, historia e 35-vjeçarit nga Elbasani

–   Reforma, 31 mijë pensione suplementare rrezikojnë të ulen

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Filmimet në Tiranë fundosin italianin, Riformato dhe Bajrami fjetën në të njëjtin hotel”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Pranga për grabitje oficerit të SHISH

–   Përplasje me armë në lokal, një i vdekur

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/