E mërkurë, 12 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Flet kreu i ILDKP. Janë zhdukur dosjet e pasurive të zyrtarëve”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Shkolla sekrete brenda në xhami, pranga dy imamëve që rekrutuan 70 shqiptarë për në Siri

–   Babai i tri vajzave. Nuk mendoja se do u bënte keq fëmijëve

–   Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama e Meta heshtën

–   Tiranë, ekzekutohet pranë banesës 50-vjeçari

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “ Lufta në Siri, zbulohet celula teroriste në Tiranë”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Nëpunësit, miratohen 610 kontrata të përkohëshme në administrate

–   Bashkim Dobrusha: S’mund ta fal Edlirën

–   Presidenti Nishani bllokon dy dokumente të ushtrisë

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Baza shqiptare e xhihadistëve. Mblidhnin rekrutë për luftën në Siri, tete të arrestuar në Tiranë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Takimi i ftohtë në Presidencë, Kodheli” Nishani ka bllokuar reformimin e FA

–   Pollo mbron piraterinë televizive?!

–   Anulohet dhënia me qira e Kalasë së Lezhës

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Përgjimet e “Imamëve”. 50 shqiptarë në Siri, 5 të vrarë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vritet me armë 50-vjeçari, pranë QSUT

–   Tirana pa varreza, mbyllet dhe Tufina

–   Administrata, ja formulari i korrektësisë

–   Kodet dhe datat për Shkollën e Policisë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “  Studimi për taksat. Kemi ngarkesën më të ulët në Ballkan, më të taksuarit janë boshnjakët. Punojmë 77 dite në vit për shtetin. Paketa e qeverisë e afroi me 5 ditë ‘Ditën e Lirisë Fiskale’, tani më 19 mars”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Përplasje Kodheli-Nishani A kishte certifikatë Basha? Presidenca nxjerr draftin, nismën për të e ka Ekzekutivi

–   Shkatërrohet celula,komuniteti mysliman: Nuk janë tanët!

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin “Imamët e Xhihadit. Dosja e rrjetit që rekrutonte shqiptarët në Siri”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Papunësia rritet me 4% në dy vjet, godet brezin e ri

–   Rama: refuzimi i armëve kimike, jo nga presioni i protestuesve

–   Kryetari i FRD së Fierit i bashkohet Partisë Demokratike

–   Zbardhet mbledhja e Këshillit të sigurisë, Kodheli: Nishani po pengon reformën

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Xhihad Made in Albania”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ish-hetuesi Dylber Mani: Si e njoh unë Qemal Lamen dhe disa detaje mbi jetën e tij dhe Ramiz Alinë

–   Qarkorja në SHISH: Dorëzoni celularët pastaj hyni në zyra

–   72 miliardët e qeverisë deri në 2016 për biznesin

–   MAS: 13 hapat që çojnë maturantët drejt Universitetit

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Enigmatike mbetet kush e mori portofolin nga xhepi i Sokolit. Dosja “Olldashi” drejt përfundimit. Akoma pikëpyetje për aksidentin, të cilin shumë specialistë e quajnë si jo “aksident”. Grupi hetimor po shkon drejt fundit”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Mbesa e Berishës promovon librin“Guidë për lëndën e Letërsisë”

–   Harasani: Ministrat që mund të jenë të denjë në kabinetin “Rama”

–   Carlo Bollino mbledh Ramën, Metën dhe Qeverinë

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/