E mërkurë, 13 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Presidenti, harta e re territoriale, rikthehet në Kuvend”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Skema e shkeljeve në asgjësimin e parave, Manjani: Fullani të ikë, LSI e PS nuk e mbrojnë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Babai: Gabimi i Adrian Bitraj. Pensionisti pranon vesin e të birit për kumarin, akuzon se nuk e lënë ta takojë”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Shëngjin, mungon roja bregdetare, mbytet 8 vjeçarja nga Kosova

–   Kontributet shoqërore dhe shëndetësore, përfitimet e reja

–   Zhuljeta Harasani: Beton mbi kalldrëmet e Gjirokastrës

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Takim në BSH, Fullani refuzon dorëheqjen”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   E bija levë kokës babait pas sherrit për pronësinë

–   Ligji për taksat kombëtare, përjashtohen tokat turistike

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Hartë e re për zonat informale, si ndryshojnë kriteret e legalizimeve”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ja sa dieta dhe honorare marrin deputetët

–   Paralajmërimi i PD: Me këtë hartë territoriale, zgjedhjet lokale në rrezik

–   Universitetet e mbyllura, provime në gusht për studentët që nuk kanë marrë diplomën

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Skandali në Bankën e Shqipërisë, 8.2 miliardë lekë shpenzime në 4 vite”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Kina, 45 vite pas miqësisë së parë me Shqipërinë

–   Hiqen lejet e armëve, si do veprohet me çiftet dhe pistoletat

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Skandali me kontrollin e UET, pazaret me viktimat e reformës dyfishojnë tarifat dhe çmimet tek mega kioska e Henri Çilit, ja si shkelet ligji”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Abuzimet e Fullanit gropë në buxhetin e shtetit, paraardhësi Cani is dorëzoi BSH me 8.8 miliardë lekë fitim, guvernatori e çoi në 4.6 miliardë lekë

–   Fatos Klosi: Nishani ushtar i bindur i Berishës, detyra e tij luftë kundër qeverisë

–   LSI kërkon shkarkimin e Fullanit, kritika për keqmenaxhimin e Bankës së Shqipërisë

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Rrethi u mbyll”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Skandal/ Ja si mbaheshin në Ministrinë e Arsimit, në kohën e qeverisjes së PD, dosjet e institucioneve

–   Didi: Më pak ngjarje kriminale, më shumë vizitorë në Shqipëri

–   LSI: Guvernatori të dorëhiqet, ose të shkarkohet

–   Paloka: Rama-Meta e ndanë Shqipërinë sipas orekseve

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/