E martë, 13 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Flet menaxheri: Piloti me harta në hotel, faturën ia pagoi Bajrami. Fotot duke nxjerrë çantat nga avioni, zbardhet dëshmia e plotë e trafikantit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbardhen ndryshimet në ligj, legalizimet, afat edhe për ata që ndërtojnë në tokën e tyre
– Me Greqinë, toponimet, pas janarit pasaporta të reja
– Shtypi austriak/ Monika Kryemadhi për Bashkinë e Tiranës
– Vlorë, masakron gruan me levë në kokë, e hedh në greminë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Miratohet ligji i legalizimeve, komisioni parlamentar voton ndryshimet në projektligjin e vitit 2006”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Trafikanti ra viktimë e Berishës: Divjakën e dëgjova në televizor
– PD nis të enjten protestat antiqeveritare
– Rama në Vjenë fton biznesin austriak: Investoni në Shqipëri
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Flet kreu i Aviacionit: Riformato kishte patentë të rregullt”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– “Sudja”, 840 emrat e përfituesve
– 24 mijë dollar për në SHBA, arrestohen 15 persona
– Prefekti: OK për buxhetin, bllokohet “garancia”
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Kaçatorri. Çfarë synon realisht Berisha me inskenimin e Divjakës. Pse Mero Baze mendon se kjo histori lidhet me socialsitët e lënë në rrugë prej Ramës. Rrëfimi i plotë i të arrestuarit në hetuesi”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ish-zëdhënësja e Berishës, Kush ish shtatzënë, sa herë fliste Doktori, më lëvizte djali në bark
– Si e kam njohur unë Kristaq Ramën
– Shfuqizohen dy nenet për emërimin e drejtuesve për “Mjekësinë”
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Rrëfimi i emigrantit- trafikant: Bleva 270 kg në Fushë Krujë për 56 mijë euro. Pranë avionit gjeta edhe dy persona të panjohur”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– “Pronari i “Mitsubishit”: Pse u gjend makina ime në Divjakë, Saimiri më mashtroi
– “Legalizimet” gati për Kuvend, 7 ndryshimet e ligjit të ri
– Rama: Nuk dua të plakem në politikë, do kem një jetë të tretë
– Basha: Protesta deri në largimin e Edi Ramës
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Sabit Brokaj: Avioni I drogës, skenar I Sali Berishës për grusht shteti sin ë ‘98”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Robert Papa: Biseda ime me Azem Hajdarin para ekzekutimit, konflikti me Berishën dhe kurthi në oborrin e PD
– Dy vrasësit e 21 Janarit “revolucion” me rrotën e avionit për të përmbysur qeverinë
– Raporti i PD për policinë, kërkon shkarkimin e Artan Didit dhe rikthimin e kupolës së vjetër
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Kush është Pablo Eskobar në Kuvendin e Shqipërisë? Shërbimet inteligjente të huaja kanë regjistruar biseda dhe takime të grupeve mafioze shqiptare, edhe me politikanë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Vdes foshnja, familjarët: Mjekët na kërkuan lekë për lindjen
– Komisioni për Policinë, debate të ashpra PD-PS për trafikun e drogës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





