E dielë, 13 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Zgjedhjet në PD, zbardhet udhëzimi, ja kush nuk kandidon”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Vrasja e Ilia Karelit, digjet flamuri grek në Tiranë, policia godet me shkopinj protestuesit
– Kush paguan legalizimin menjëherë fiton 40 mijë lekë
– Shpejtësia skëterrë. Humbin jetën katër të rinj pas festes në pub
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “26 të rinj, shkopa gome tek Ambasada Greke. Protestuesit djegin flamurin grek në Tiranë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– 10 vjet burg bosit të firmës, gjyqi mashtroi me 2.4 milion dollarë
– Farmacitë nuk ulin çmimin, ja kuponët me TVSH
– Rama në Vlorë: Ndjekje penale për këdo që vë një tulle pa leje
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Dje një tjetër sulm. Siria ka ende arme kimike. Del bllof historia me Shqipërinë. Kapet në Turqi organizatori i xhihadistëve shqiptarë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Me makinë të re dalin nga rruga,vdesin 4 të rinj. Në timon menaxheri i një hoteli, mes viktimave një 14-vjeçar
– Rama tapi falas në Vlorë: Burg kush vendos një tullë pa leje
– Cani: Në fund të majit kredi nga Banka Botërore
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Protesta, zbulohen sms-të sekrete te Kreshnik Spahiut”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Basha do të analizojmë humbjen e PD
– Rama: Kush vë një tulle pa leje do të dënohet
– Gjykata e Lartë, Nishani fut në garë gjyqtarët e PD
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Sondazhi, sa i duam greket, si ndahen qëndrimet për kufirin, Çamërinë, emigrantët dhe minoritetet”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– PD i përgjigjet ultimatumit, Basha qeveria të reflektojë
– Reagon Osman Levanaku. Nuk isha roja i PD, por truproja i Berishës
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Intervista e Ilir Hoxhës sipas një ballisti”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Protestë para Ambasadës greke, një grupim i panjohur shpall ‘dënimin me vdekje’ të gardianëve
– Emrat e 121 shqiptarëve që firmosën pushtimin
– FB Spy: Shkëlzen Berisha dhe Blendi Fevziu duan të futen në politikë
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Nis skenari i SHISH për rrëzimin e qeverisë në prill, Ristani dhe Noka do publikojnë mesazhe të tjera të Edi Ramës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– LSI në unison me Ramën dhe Ruçin, paralajmëron Bashën për miratimin e reformës adminsitrative me 84 vota
– Fatos Klosi: Berisha sistem përgjimi në SHQUP. Deputetët e PS: Po përgjohemi me pajisjet e SHIU dhe SHISH, PD organizatë okulte
– 7 muaj qeverisje, aleatët kërkojnë ndryshimin, deputetët e PS thirrje për analizën e punës së ministrave
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Maxhoranca dhe Ministri janë vënë në lëvizje marramendëse për aktivitete të dyshimta të djalit të ish-kryeministrit. A ka Saimir Tahiri incizime për Shkëlzen Berishën? "Kasaphanë" përgjimesh nga të dyja palët, ish-Ministri i Brendshëm. Noka ka një vidio për Ministrin, që do ta bëjë publike së shpejti”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Vdekja e Ilia Karelit në burgun grek, qytetarët protestojnë në Tiranë
– Rama: Është bërë abuzim i tmerrshëm nga ish-drejtuesit e ALUIZNI-t
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





