E enjte, 14 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Prokuroria, auditi i vitit 2014, vjedhja në thesar s’u zbulua”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Fullani në provën e Këshillit Mbikëqyrës, Xhepa: Guvernatori të japë dorëheqjen

–   Ndryshoi pamjen, Dritan Rexhepi kapet në Ekuador me 278 kg heroinë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Nis lufta Qeveri-President. Nishani përgatit kthimin e ligjeve në Kuvend të miratuar në seancën e fundit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Kapet në Ekuador me 278 kg kokainë, mjeshtri i arrative Dritan Rexhepi

–   Shkodër, policët grabisin sërish argjendarinë, marrin dy pllaka ari

–   Babai i alkoolizuar i preu veshin djalit, se kërkonte para dhe e rrihte

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Oferta e hetuesve, Banka e Shqipërisë, dy të arrestuar “të penduar”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vrau dy policë, arrestohet në Ekuador shqiptari më i kërkuar nga Interpol

–   Sa kushton toka në 240 fshatra, harta e re, përgjysmohet çmimi në Fier e Lushnje

–   Berat, motra e padit për përdhunim, policia prangos 31 vjeçarin

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Fullani: Qëndrimi si Guvernator, tregues përgjegjshmërie”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Hapen konkurset për punë në shtet, ja procedurat që do ndiqen

–   Shqiptari më i kërkuar në Europë, kapet në Ekuador me 278 kg kokainë

–   Grabitësit me uniforma policie, sulm në argjendari

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Strehimi, ja si do të veprohet me kreditë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ekuador, kapet i kërkuari i Europës 4 shtete për identifikimin e Rexhepit

–   Paratë e vjedhura nga Thesari dyshohet se janë çuar në Greqi

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Kanakari mediatik i Berishës kapërcen furtunën e Nikollës, universiteti i Artan Hoxhës 10 klasa për 2 fakultete dhe 6 mastera”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ja prapaskenat e dyshes Llalla – Fullani, kryeprokurori shmangu nenin 136 te Kodit Penal për vjedhjet e bankave, e klasifikoi vjedhje xhepash

–   Juristët: Nishani nuk mund të veprojë si i pavarur, do mbajë përgjegjësi për zvarritjen e reformave

–   Zbardhen të tjera fakte mbi vjedhjen e BSH, dhëndri i Fullanit 30 herë jashtë shtetit për 6 muaj, Bitraj 3 herë në Greqi

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Presidenti Nishani rrëzon mazhorancën, PS-LSI-PDIU”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Politikanët pushime kryesisht në jug, Rama në Vlorë, Nano në Kalkidhiki

–   Petrit Ramohitaj dhe Bashkim Xhilaga mund të tjerrin lëmshin e BSH-së

–   Mbledhja, sot Ermelinda Meksi përballë Fullanit dhe anëtarëve mbështetës fullanistë

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/