E hënë, 14 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Skema e gradave. Ligji i ri për Policinë, si shpërblehen të liruarit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dhuna në protestën tek Ambasada Greke, pezullohen 4 policë

–   Vetvrasja e 51 vjeçares, i shoqi: Drejtoresha i bëri presion për ta shkarkuar nga puna

–   Raporti, nuk u hetua asnjë zyrtar për pasurinë në 2013

–   Vdes emigranti në Greqi, familja: Hetim për vrasje

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Orët në komisariat. ‘Policia na rrahu me kamxhikë dhe elektroshok’”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Paratë e “Sudes”, më 19 maj takimi i dytë me kreditorët

–   Peter Stano: Shqipëria di të merret me sfidat e integrimit

–   Zbardhet letra e të vetvrarës: Ikja nga puna, më mori në qafë

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Berisha spastron PD-në”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Resmie Kume: Kush do të ma thotë: Si e vrau im bir gardianin?

–   Murati: Spahiu politizoi protestën për Kumen

–   Paskal Milo: Qeveria kujdes nga “kolona e pestë” e krimit

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Bosët e maskuar të naftës shqiptare”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Kryeballisti Alimadhi: 79 vjetorin e çlirimit ne e konsiderojmë ditë zie

–   Divorcohet lobisti i Berishës në Uashington. Plas sherri për miliardat

–   Pas Belle Air, falimenton dhe kompania italiane që i zuri vendin

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Akuza e Naços: KLD qokash”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Endira Bushati: Sulmet dhe akuzat ma ndryshuan mendjen, nuk jap dorëheqjen

–   Letra e vetvrasjes së Bruna Mekos: Më morën në qafë, unë ia lë Zotit

–   Përgjimet, Ndreu: As Kryeministri nuk është i sigurt në komunikim

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/