E premte, 15 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Votimi 5 me 1. Meksi kërkon shkarkimin, Këshilli mbron Fullanin”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Astrit Patozi: Fullani duhet të jepte dorëheqjen që ditën e parë. Skamdali i Bankës, fytyra e sistemit që kemi ndërtuar

–   Pronarët e hotelit masakrojnë me hanxhar për 500 mijë lekë kamarierin

–   Velipojë, shkëmbim zjarri mes pushuesve, plagoset turistja çeke

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Pronarët vrasin kamarierin. Dhërmi, i riu nga Elbasani u vra pas debateve për mungesën e lekëve”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Skënder Gjinushi: Nishani dhe Basha, kukulla të Berishës

–   Tiranë, prangoset grabitësi i grave. Gjykata e liroi

–   Vrau me kallash djalin e xhaxhait për rrugën, dosja shkon në gjykatë

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Nëna e Adrian Bitraj: Djali nuk solli asnjë lekë në shtëpi”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Dhërmi, humbasin 500 mijë lekë të reja, pronarët masakrojnë kamarierin. Trupi gjendet 300 metra larg lokalit

–   Lista e bizneseve. Ligji i ri, ja aktivitete që përjashtohen nga TVSH

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Projekti i buxhetit, rrogat në vendnumëro, ja sa do të rriten pensionet më 2015”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Krimi në Dhërmi, pronarët masakrojnë për vdekje kamerierin për 500 mijë lekë

–   Këshilli i Bankës rrëzon propozimin e Meksit për shkarkimin e Fullanit

–   KQZ zbardh financimet dhe borxhet e PS, PD e LSI

–   Plumba në Velipojë, plagoset turistja çeke

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Kupola e BSH vetëshfajësohet”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Masakër në plazhin e VIP-ve, kamarieri masakrohet nga pronarët

–   Ilir Meta lë pa rrogë deputetët e opozitës, shkak bojkoti

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Vjedhja e Bankës së Shqipërisë vë në lëvizje Arvizu, ambasadori i përcjell Prokurorisë dhe Parlamentit çështjen Fullani”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Si u zhdukën 165 milionë euro remitanca në 2013, kur Fullani ‘zëvendësoi’ 43 milion kartëmonedha të dëmtuara

–   Zbardhet raporti, ja mashtrimet e Henri Çilit me reklamat e programeve të studimit pa licencë

–   Zef Preçi: Qeveria të shkarkojë Fullanin, Kuvendi të shprehet brenda 30 ditëve, ja procedurat për largimin e tij

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Fullan, mos ik!”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Panairi Kombëtar i Suvenireve, mes mjeshtrave të trevave shqipfolëse

–   Kamarieri në Dhërmi masakrohet dhe hidhet në det, në pranga pronarët e lokalit

–   Hashim Thaçi: Në Kosovë s’ka vend për ekstremizëm

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/