E martë, 15 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor ““Si u transferua, vetëvrasja pas largimit nga puna, zbulohet shkresa. Drejtoresha e PS në Korçë, firmosi shkarkimin me 4 prill”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ish shefi i krimeve të Burrelit, me hoqën nga punë se piva kafe në vitin 2007. Tani po më sorollatin. Po punësohen të inkriminuarit
– Kodheli, letër Llallës, reago mbi akuzat e PD për ushtrinë
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Shqipëri-Kosovë projekti i bashkëpunimit ushtarak. Zbardhet dokumenti, akademia e përbashkët për mbrojtjen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kthimi i pronave, Strasburgu publikon formularin e ankesave në gjuhën shqipe. Procedurat e aplikimit dhe rastet që pranohen
– Edi Rama në Katar prite me flamur të deformuar
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Karburantet, pikat që abuzojnë me cilësinë dhe parametrat e naftës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Nasip Naço: Do të reformojmë edhe zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm
– Firma Bechtel punëson diplomatin e SHBA-së
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Administrata gati konkurse. Qeveria rinis konkurset sipas ligjit të ri për nëpunësit civil”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Dëshmia e shokut të qelisë. Ditët e fundit me Kudretin. Gardiani grek na urrente
– Reforma territoriale, Lulzim Basha paralajmëron protesta
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Kallëzim për pajisjen e përgjimit”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Basha mbledh vendoret. Reforma nuk mund te behet pa opozitën
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Njihni Gjinin! Portreti i një gjykatësi skandaloz”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Zbardhen fyerjet për Ina Ramën brenda mbledhjes së KLD-së: “Ushtron profesionin e lirë apo…”
– Sadik Bejko: Kadare dhe Festivali i 11-të
– Dritëhijet e asaj që la pas Belle Air dhe disa “siklete diplomatike”
GAZETA SOT ka si argument kryesor “94 taksidarë të Ridvan Bodes në prokurori, vendosën 2 mijë gjoba ndaj bizneseve që mbështetën PS”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Nasip Naço: KLD bunker qokash dhe korrupsioni, Nishani mban pezull katër kryetar gjykatash, prokuroria do reformohet
– PD pranon dështimin e Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, Paloka njofton tërheqjen e kreut të PD në zgjedhjet e ardhshme
– Ilir Meta: Nuk presim më për reformën administrative, Basha të heqë dorë nga kërcënimet
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





