E hënë, 15 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Çmimi i truallit, bizneset, formulari i ri për legalizimet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Selia e PD, zyra për tre ish-kryetarët, Berisha, Shehi dhe Selami
– Apeli vendos sot për Fullanin, Prokuroria kërkon burg
– Arsimi, dita e parë e shkollës, Nikolla: Viti i reformave
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Nëpunësi civil, ndryshon ligji. Ministrja Milena Harito shpjegon kriteret për vlerësimin e performancës”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Seanca në Apel, vjedhja e Thesarit, sot vendoset fati i Fullanit
– Durrës, u plagos me plumb në kokë 10 ditë më parë, vdes 18 vjeçari
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Ardian Bitraj flet nga qelia: Përfitova, në Thesar nuk funksionojnë shumë gjëra”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Të përndjekurit, lista me 307 trashëgimtarët që nuk kanë tërhequr paratë
– Mimoza Bruzia: Çdo fjalë e imja shqetëson familjen
– Ikën Fullani, Rama: Javën tjetër merremi me Këshillin
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Guvernatori, negociata në Presidencë. Nishani takim 30 minutësh me Kryeministrin Rama dhe drekë pune me Berishën”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Projekt për të ulur koston e energjisë
– Fier, nafta ka ndodtur mbi 200 km katrorë tokë
GAZETA MAPO ka si argument kryesor “Legalizimet, hapet procesi për 20 mijë objektet e mbetura jashtë afatit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Rama-Nishani, zbardhen negociatat për Guvernatorin e ri
– Opozita, PD çon në Kushtetuese territorialen dhe katër ligje të tjera
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





