E mërkurë, 16 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Ligji i Qeverisë, Kuvendi rrëzon taksën e makinave dhe celularëve”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Deputetët e PS dhe LSI kundër Byrosë së Hetimit, Braho: U mbars mali e polli një mi

–   Letrat sekrete nga burgu të Kadri Hazbiut për Enverin

–   Durrës, pranga ushtarëve, montonin dhe shisnin mina me celularë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Ushtarët trafik për terror. Ndjekja tre mujore e grupit, si u arrit të kapeshin në Lezhë bashkë me shtatë mina”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Harta e re, propozimet e bashkive dhe komunave

–   Sherri për ujin e pijshëm në fshat, hidrauliku plagos tre persona

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Mos e shkrini Gardën”. PS- LSI kundër ligjit të Qeverisë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ina Rama: KLD gënjen, turp që shteti lë rrugëve kryeprokurorin

–   Atentati/ Tritol, kreu i burgut 313: Vëllai më tha se i kishte mbyllur sherret e vjetra, nuk dyshojmë tek askush

–   Nishani takon Presidentin e Serbisë: Duhet bashkëpunim

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “PS-LSI kundër dy ligjeve të qeverisë për Gardën dhe taksat e reja. Dy projektligje të qeverisë janë kundërshtuar dje nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë dhe Ekonomise”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Grupi i minave celular, përgjimet që çuan në pranga tre ushtarët

–   Lirohen kushërinjtë Gjozi, avokati: Dëmshpërblim për burgun

–   Berisha: Mazhoranca ka 19 deputetë të inkriminuar në Parlamentnësie

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Nuk preken nga PS-ja koncensionet e Berishës. PS-ja për 8 vjet në opozitë sulmoi marrëveshjet joligjore të PD-së. Edhe pas 300 ditëve në qeverisje nuk kanë rrëzuar asnjë prej tyre”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Trafiku i minave me telekomandë, arrestohen tre ushtarë profesionistë

–   Nishani në Kroaci, takime të veçanta me Nikoliçin dhe Jahjagën

–   Braho, Rama e Sterkaj kundër ligjit për Gardën

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Nga bankat shqiptare lumi I parave nga Fazlliç tek serbi Lazareviç”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Pikët e fituesve të fundit të gjithë Universiteteve

–   Pas arrestimit të Dajtit “klani” i Bashës nis punimet

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Zbardhet dokumenti I falsifikuar nga Elvis Çefa, ja si ia dha vjehrrës 1220 hektarë tokë, i implikuar edhe një anëtar I KLD”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Deputetët e PS-LSI kundër shkrirjes së Gardës së Republikës, ministry Tahiri “braktis” Komisionin e Sigurisë

–   SHBA të shqetësuara për bllokimin e investimeve amerikane nga Koço Kokëdhima në jug të Shqipërisë

–   Shkëlqim Cani hije skandali me 2 milion euro, hodhi në kosh asistencën austriake për Kodin Doganos, hartoi një projekt të ri

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/