E premte, 16 maj 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Avioni i drogës, kërcënohet dëshmitari: Të fshijmë ty e familjen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Opozita në shesh me thirrjet “Rama ik”, Basha: Jemi shumicë
– Miratohet me 74 vota ligji për legalizimet, vendoset afat i ri për ndërtimet pa leje
– Shkodër, i ngacmoi kushërirën, adoleshenti vret 24 vjeçarin
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Legalizim për 270 mijë ndërtime, ligji i ri, parlamenti voton me 74 vota”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Gallata e opozitës, Partia e Lazaratit në shesh kundër drogës
– Pengmarrja e kosovarit për 6 mijë euro, tre kuksianët shkojnë në gjykatë
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Një porosi droge në Rinas më 23 qershor, informata nga agjentët e SHISH dhe Antidrogës dhe pyetja naive: A dinë gjë Shkëlzeni dhe Goni?”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Kryetari i komunës Lazarat: Isha në Protestë si demokrat, ne mbjellim drogë sepse qeveria na la pa punë
– Mjegulla e Divjakës s’e mbuloi dot Gjin Gjonin, i kapen vulat false
– Prapaskenat e një mitingu, Grida Duma, “Kingia e Veliajt” dhe një grua e moshuar
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Legalizimet, para 15 janarit 2009. Miratohen ndryshimet në ligj, si përfitohn lehtësitë në pagesë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– “Rama ik”, mbledh vetëm dy mijë veta, Basha: Debati në Kuvend, fitorja jonë
– Sokol Bajrami, trafik droge me para të marra borxh
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Ligji i ri, taksat që hiqen dhe sa është fatura për truallin. Çfarë ndodh me lejen e legalizmit, nëse nuk ke para për të paguar. Bonuset nëse e shlyen në kohë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbulohet telefonata e pilotit me Brindizin, pas rrëzimit në Divjakë
– Berisha: Je baron i drogës, Rama: Shko në Prokurori! Meta: Shqetësoheni për trafikun apo karrigen e Ramës?!
– Kallëzim i ri kundër Gjin Gjonit, akuzohet për fshehje provash
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Berisha braktis Bashën në protestën e drogës, aleatët, militantët dhe grupi anti-Bashë bojkotojnë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Argita Berisha mashtroi me deklaratën e pasurisë, shtesë pa leje në vilën e gjirit të Lalzit
– Stafi i Ardian Fullanit në prokurori për korrupsion, financoi Berishën dhe grabiti paratë e shqiptarëve për dieta, qira dhe luks
– PD legalizoi 800 pallate para dhe pas 23 qershorit, mazhoranca miraton ligjin e ri
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Dje, më shumë policë se protestues opozitarë. Replika të ashpra mes Kryeministrit dhe Sali Berishës. Ftesa e Ramës: Hajde Sali e shkojmë bashkë në Prokurori!”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Pensionet e ish- ushtarakëve, ende asnjë ndryshim për ta
– Veliaj në Itali: Shqipëria, një “Amerikë e vogël” përtej Adriatikut
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





