E mërkurë, 16 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Për punësimet, peticion kundër Blushit: Po krijon grup anti-Rama"

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Motra e Kryekomisarit: Arben Frroku e kërcënoi Dritan Lamaj se do ti vriste gruan dhe vajzën

–   Vetëvrasja e fëmijës, akuzë dëshmitarëve të Jehovait

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Imami detyroi forcat speciale të kërkonin “thesarin” e Teutës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Zgjedhjet në PD, plas sherri Basha-Topalli, rebelim brenda partisë

–   I arrestuari akuzon: Policët më kafshuan veshin gjatë ndalimit

–   Replika Kodheli-Basha, Arvizu “arbitër” dhe kritika Berishës

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Plas kryengritja në PD. Topalli i kërkon llogari Bashës, pjesë e debatit edhe Vokshi dhe Bregu”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Transferimi i të dënuarve, zbulohet konventa me Athinën

–   Ish-të përndjekurit jepet kësti i pare

–   Lirohen gardianët, avokati i Kumes: U dënua në fshehtësi edhe me 8 vjet burg

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “SHIU u angazhua në kërkim thesaresh. Ekspedita për të gjetur flori në Mokër”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Zhduken dosjet e inspektimit të gjyqtarëve

–   Kukësi, kryeqendër e shqiptarëve për një ditë

–   Nasip Naço kallëzon penalisht paraardhësin e tij Eduard Halimi

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Ethet e Arbenit. Ekskluzive: Ish Ministri bleu një pajisje që e përdori për të kërkuar privatisht flori në Mokër. Mashtroi NATO-n me një raport për ‘rrezik sulmi nga Maqedonia’”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   E vërteta e “drogës në ushtri”. PD dekonspiron “raportin sekret” të SHISH për ushtarakët e Imamit

–   CEZ lë pa drita gruan e Kryeministrit

–   Udhëzimi Basha: Lista me emrat e drejtuesve të PD që përjashtohen

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Korrespodenca sekrete 2012/ 2013/2014. Dyshimet e SHISH për trafik droge në aeroportet ushtarake. Zbulohet korrespondenca mes Shërbimit Informativ, Policisë Ushtarake dhe Ministrisë së Mbrojtjes për sinjale që flasin për një trafik të mundshëm narkotikësh nga aeroportet ushtarake”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Mimi Kodheli: Akuzat, tullumbace pa ngjyrë, Prokuroria lë për të dëshiruar

–   Motra e Lamajt: Frroku e kërcënoi tim vëlla me jetën e së bijës

–   KLD shkarkon 1 gjyqtar, katër të tjerët ia hedhin me vërejtje

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “94 taksidarë të Ridvan Bodes në prokurori, vendosën 2 mijë gjoba ndaj bizneseve që mbështetën PS”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Nasip Naço: KLD bunker qokash dhe korrupsioni, Nishani mban pezull katër kryetar gjykatash, prokuroria do reformohet

–   PD pranon dështimin e Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, Paloka njofton tërheqjen e kreut të PD në zgjedhjet e ardhshme

–   Ilir Meta: Nuk presim më për reformën administrative, Basha të heqë dorë nga kërcënimet

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Dueli i grave në PD. Në Partinë Socialiste gratë kanë marrë realisht monopolin e qeverisjes dhe të drejtimit në çdo sektor të pushtetit ekzekutiv. Në selinë blu, akoma nuk dihet roli i secilës grua politikane, pasi disa ngrihen dhe të tjera ulen nga “kali” i pushtetit politik”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Ben Blushi: Shqiptarët rrezikohen seriozisht nga islami politik

–   Provimi i Shtetit, gati testimi i praktikës së infermierëve

–   Projektet e Ministrisë së Mbrojtjes, 5 marrëveshje me Turqinë

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/