E shtunë, 17 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Qeveria shpall hartat, 5 variantet e ndarjes së re”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Kapet 5,6 tonë drogë shqiptare në Gjermani
– Akuza për vjedhjen në ushtri, shkarkohet gjenerali
– Ekzekutohet për hakmarrje me 13 plumba biznesmeni Agron Ymeraj
– Të drejtat e LGBT-së janë të drejta njerëzore
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Fier, vritet në pritë biznesmeni, dyshohet për gjakmarrje”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Shqipëri-Gjermani, deri në tetor 2013, 5.6 tonë hashash
– Gjykata e Elbasanit nuk pezullon Gjin Gjonin
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Avioni i Divjakës, Tahiri shkarkon shefin e antidrogës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Shpërdoron detyrën, në pranga gjenerali
– Ekzekutohet me 13 plumba biznesmeni Agron Ymeraj
– Matura shtetërore, ja përgjigjet e sakta për provimin e gjuhës së huaj
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Gjini i mirw me shoqe shumw”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Klanet nw PD, Basha beson se prania e kreut tw Lazaratit nw protestwn antidrogw ishte… kurth i Genc Rulit
– Pronari i minierws sw vdekjeve nw Turqi ka njw biznes kromi nw Shqipwri
– 5 variantet e propozuara: Ja si do tw jetw harta e re territoriale
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Harta e re, variantet më të mundshme”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Reforma i ngjan modelit kilian
– Llalla: Do ndryshojmë të ardhmen
– Fier, realizohet vrasja e paralajmëruar
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Arrestohet një gjeneral, zbardhet për herë të parë një nga aferat e FA”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Llalla: Çështjet që kam në dorë do të ndikojnë të ardhmen
– Blushi: Qeveria të hyjë në Lazarat, asnjë avion nuk vjen nëse nuk mbillet drogë
– Avioni i drogës… Një luftë u mbyll, një tjetër s’ka filluar ende
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Vendimi i padrejtësisë që solli vrasjen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Gjuha e huaj, publikohet çelësi i përgjigjeve
– Nishani, dy herë gati të jepte dorëheqjen, nuk e lejoi Berisha
– Gjin Gjoni fiton betejën e parë ndaj Prokurorisë
– Llalla: Po hetojmë dosje që do të ndryshojnë të ardhmen
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Marionetat e Saliut sulm ndaj mazhorancës, Adriatik Llalla zhduk dosjet e 21 janarit, Gërdecit dhe Imamit, sajo alibi me dosje fantazmë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Plani “B” i Lulzim Bashës, mosbindje civile, bojkot të zgjedhjeve lokale dhe protesta të përjavshme për rrëzimin e qeverisë
– Bujar Nishani humbet kontrolin, rrëzon ligjin për ILDKP dhe kërkon kompetenca antikushtetuese, akuza fyese Spartak Brahos
– Të përndjekurit: Shkëlqim Cani turpi i qeverisë, po na mashtron me zarfe bosh, Veliaj shoë me dëmshpërblimin
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





