E hënë, 17 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Pas amnistisë, kazinotë dhe ndërtimet pa leje, pushohen 1600 dosje”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Meksi: Kërkova që fajdet të mbylleshin, por Guvernatori merrte urdhër nga Presidenti

–   Rama në Vlorë: Punonjësve të administratës do tu mbahet nga paga fatura e CEZ

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  Dëshmia, e mitura akuzon biznesmenin. 16 vjeçarja rrëfen trafikun nga Delvina”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Shkodër, vrau vjehrrin e motrës, i biri e keqtrajtonte në SHBA

–   Parkimi i gabuar, rreth 30 deputetë të gjobitur

–   Tiranë, zbulohet trafiku i armëve me Kosovën

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Politikanët mbrojtën veten me antimafia. Ligj që u miratua pak ditë më parë përjashton deputetët, ministrat dhe gjyqtarët e lartë nga hetimet”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Borxhlinjve do t’iu bllokohen llogaritë bankare

–   Marrëveshje zgjedhore, PS ende asnjë post për aleatët e vegjël

–   Durrës, vrasja pas prishjes së martesës, arrestohet nusja

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “BE s’na paragjykon si një vend mysliman. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha sapo është kthyer nga një vizitë në Gjermani”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Shkëlqim Hysenllari: Kam frikë se im bir lufton në Siri. S’na jep detaje

–   Edi Rama u shkul veshin drejtorëve: Pres më shumë

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin “Kreu i Myslimanëve: Projekti për të vënë nën kontroll xhamitë ilegale”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kriza maxhorancë- President, drejt rrëzimit gjykatësi i fundit i Nishanit

–   Borxhet e energjisë, qeveria bllokon llogaritë bankare të debitorëve

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Drutë e lagura të Lulzim Bashës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Paralajmërimi i kryeministrit: për borxhet ndaj CEZ do ndërhyjmë deri në kontot bankare

–   Auditi i KLSH-së: Në vitin 2013 në Radio Televizionin Publik u investuan… 0 lekë

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/