E martë, 17 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Nga 1 korriku, pensionet, zbardhet rritja në çdo kategori”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Policia pritet me antitank në Lazarat, shpallet në kërkim djali i deputetes socialiste

–   Kadare: Bota na shesh si të pagdhendur, faji është i komunizmit

–   Maskat, grabitet në mes të ditës supermarketi në Tiranë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Qeveria rrit pensionet. Rreforma në pensione, ulet mosha për minatorët””

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Nis çlirimi i Lazaratit, policia luftë me mafian

–   Meta: Deklaratat e Kadelit personale, ministrat vlerësohen nga Rama

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Lazarati “në flakë”, orët e betejës trafikantë- polici. Gafa, policia e shpall në kërkim, por është në burg prej 12 vitesh”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Fyle: Vendosmëri kundër drogës

–   Hila: Lazarati duhet të bjerë

–   220 vendet e punës që preken nga rritja e moshës së pensionit

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Dita e përballjes me “Republikën” e drogës. Tahiri: Nuk ka negociata, nuk ka kthim mbrapa”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Akuza, kryekomunari Aliko tradhtoi policinë

–   Rama: Do të shporrim gjykatësit kriminelë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Zjarr në Lazarat. 500 forca speciale për herë të parë sulmojnë fshatin e kanabisit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Kadare: Kuthi serb dhe armiqësimi me Evropën

–   Konferenca për zonat e mbrojtura

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Çfarë e lidh aksionin e Lazaratit me kokainën e Malit të zi dhe arratisjen e Gëzim Çelës, kush janë lidhjet e politikës dhe policisë me kartelin e drogës”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Policia futet në Lazarat, banorët përgjigjen me armë, forca speciale shtesë nga Tirana

–   PD e Mirditës jashtë kontrollit, akuza delegatëve për manipulim zgjedhjesh, kandidatët tërhiqen nga gara

–   Ilir Meta: Kadeli u nxitua me shkarkimin e Tahirit, Rama mban përgjegjësi për performancën e ministrave

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Ky është Edi Rama! Urdhri i prerë: Po qëlluan mbi policët, qëlloni trafikantët në kokë!”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Besnik Mustafaj: Berisha na la një PD të shpartalluar

–   Ismail Kadare: Kush kërkon t'i armiqësojë shqiptarët me Europën

–   Ilir Meta: Performancën e ministrave e gjykon Kryeministri

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/