E premte, 18 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Reforma, sa rriten pensionet me ligjin e ri”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Miratohet harta e re me 61 bashki, PDIU i bashkohet mazhorancës
– Të përndjekurit, Rama: Dëmshpërblim vetëm për ata që janë gjallë
– Isa Mustafa zgjidhet kreu i Kuvendit, e urojnë Meta e Basha
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pensionet, rriten kontributet”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Ndarja e re territoriale, ja 61 bashkitë e Shqipërisë
– Karriera në ushtri, Kuvendi miraton dekretin e Presidentit
– Dyshimet, qëllohet avioni malajzian mbi qiellin e Ukrainës
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Harta e Shqipërisë, Komisioni: 61 bashki”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vjollca Braho: Formula e re e pensioneve për çdo kategori
– Pagat e policisë me ligjin e ri
– Matura, si të llogarisni pikët
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Qeveria mes çamëve dhe grekëve, zgjedh 5 votat e PDIU”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Zbulohen 1454 pensione false, dëmi në buxhet 7 milionë dollarë
– Cilat janë 61 bashkitë dhe ndryshimet nga harta e kaluar
– FMN “tërhiqet” përkohësisht nga rritja e taksave
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Çamët ikin nga opozita e Bashës”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Flet kreu i ish ushtarakëve; Qeveria tu japë lekët, ose do të drejtohemi në Strasburg
– Ligji i ri, shqiptarët do të paguajnë edhe për varrin
– Kreu i Kuvendit Meta uron homologun kosovar
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Gjin Gjoni përfundon në prokurori, pyetet për milionat”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Lista me 61 bashkitë e reja, ja si ndryshon harta e Shqipërisë
– Punonjësit social, rishikohen kriteret e punës
– Pikët e fituesve të fundit të gjithë Universiteteve
– Pas arrestimit të Dajtit “klani” i Bashës nis punimet
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Ish-kreu i AKKP, Vatnikaj: U grabitën 1939 hektarë tokë nga Gjiri i Lalzit te Kepi i Rodonit, ja pse më zëvendësuan me Elvis Çefën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Sali Berisha zhduku transaksionet e Argitës dhe Fazlliçit nga serveri i tatimeve, Braçe kërkon nisjen e hetimeve
– Revoltë e përgjithshme në PD, nis gara për kryesitë e rretheve, deputetët përplasen me kryetarët e rinj
– Nasip Naço i përgjigjet Gjin Gjonit: Nuk do të shpëtosh nga drejtësia, trego pse lulëzoi biznesi i gruas pasi u martua me ty
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





