E martë, 18 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Zbardhet raporti, shqiptarët e vrarë në Siri, SHISH zbulon emrat”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura në grupin e PS: Nuk ka emërime deri në korrik

–   Kreu i PD, raporti për 6 muajt, Basha: Qeveria më e dështuar

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Xhihadistët rrëmbyen tre fëmijë, familjarët në kërkim të tre të rinjve nga Shkodra dhe Dibra”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Fushë Krujë, tritol edhe bashkisë së qytezës

–   Ligji për nëpunësit, ja kush futet në administrate

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Elbasani, Durrësi dhe Tirana bashkë, Shqipëria me 5 rajone. Rrethet që bashkohen”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Edi Rama: Jo spastrimeve në administratë, nuk jemi qeveria Berisha

–   Babai shiti delet para se të nisej për luftë në Siri

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “LSI vendos “veton”. “S’kalojmë ligje pa ministra”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Djali i islamikut në kërkim: Dhuroi tokën për xhami, nuk do kthehet

–   Dalin kostot e dializës, përfitojnë 900 pacientë

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin “Komandanti i Xhihadit, lajmëtari i vdekjes nga Siria. Almir Daci, i njohur si Ebu Belkisa, është njeriu kyç që pret luftëtarët shqiptarë në frontin e luftës në Siri dhe kujdeset për gratë dhe fëmijët e tyre në kamp. Imami i xhamisë së Leshnicës ka sjellë në Shqipëri lajmin për 3 vrasje në muajt e fundit, ndërsa mbante komunikim të vazhdueshëm me imamët Balla dhe Hysa”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama-deputetëve të PS: Zero emërime të reja në shtet

–   Kumbaro: Nuk lëshojmë asnjë centimetër nga Trashëgimia

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Zamir Dule, gazetari i masakruar, po verbohet. Emblema e gazetarisë investigative dhe heroi i vitit '97 po na thërret, pa folur”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Ilir Meta: Shqipëria e sotme dhe e nesërme i ka themelet në Luftën e Dytë Botërore

–   Komuniteti Mysliman Shqiptar: Kundër thirrjeve për luftë në Siri

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Raporti sekret. Dosja e SHISH. Detajet e plota mbi 6 shqiptarët e vrarë në Siri. Emrat, qytetet nga janë, si u vranë, telefonatat dhe mesazhet e përgjuara me familjet e tyre në Shqipëri”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Nipi biznesmen i Hasan Prishtinës: Eshtrat vijnë në Tiranë, kam dyshime se e vrau Zogu

–   Njihni baba Arshiun, bektashiu 108-vjeçar

 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/