E premte, 18 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Pensionet, zbulohet skema e re, 4 ndryshimet në ligj”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Mazhoranca çahet për trafikun e drogës, Braçe: Ka informacion
– Tritol në makinë, pronarit të “Aragostës” në Durrës
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Borxhi ndaj biznesit. Ndahen 33 mln usd, kush përfiton”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ligji i ri i policisë: Si fitohet grada, 1% shtesë rroge për çdo vit pune
– “Informaliteti”, Arvizu: Nuk jemi në kohën e Ali Pashës
– Rama: S’janë avionë droge, dezinfektojnë mushkonjat. Berisha: SHISH tha ndryshe
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Pensionet, reforma: Zbardhet skema e rritjes së moshës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Gjin Gjoni, padi për shpifje gjyqtarit Alaudin Malaj
– Skenari i zëvendësimit të Gërvenit pa firmën e Nishanit
– Kuvendi, debatet nga mushkonjat tek trafiku i drogës
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “350 milionë dollarë për 1230 firma. Lista zyrtare Ministria e Financave jep paratë e papaguara nga qeveria Berisha”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Erion Veliaj: 4 ndryshime në skemën e pensioneve
– Zbulohet avioni që transporton drogën e qeverisë
– Aldo Bumçi: PD në Tiranë, shtohen degët dhe kryetarët
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Skadon ultimatumi për opozitën. Mazhoranca nis e vetme procedurat për reformën administrative”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Droga me avionë, batuta me mushkonja në Kuvend
– Durrës, atentat me eksploziv pronarit të “Aragostës”
– Vendimi, dënohet me 25 vjet burg “monstra i Laprakës”
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Gjin ‘magjistari’. Ekskluzive: Afera 14600 m2 në Vorë, një ngjarje e paprecedentë në Drejtësi: trupa gjykuese e Gjin Gjonit shpall të vdekur personin… që kishte përballë në sallë!”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– “Avioni I Divjakës”, enigmë si avionic malajzian. Nishani: S’kisha dijeni, e mora vesh nga debatet
– Një bisedë në zyrën e Pandeli Majkos
– Lista me emrat e ish-të përndjekurve. Emrat në bankë për dëmshpërblimin
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Arvizu- shqiptarëve dhe gjyqësorit: T’iu vijë për të vjellë nga korrupsioni. Ambasadori amerikan, apel pa dorashka shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit. “Hallka më e dobët në sektorin gjyqësor është vetë sistemi i gjykatave dhe gjykatësve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Beteja e avionëve në Kuvend, përballja Rama- Berisha për trafikun
– KLSH: Rishikoni lejet, vetëm në Durrës 560 mijë euro dëm me legalizimet
– Hila: Opozita sheh serialet e Eskobarit, asnjë dosje për trafik me avionë
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Al-Qaeda thellon bashkëpunimin me luftëtarët shqiptarë në Siri, përgatitje për terror në të gjithë Ballkanin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ministrat që nuk dorëzuan mandatet rrezikojnë postet në qeveri, aleatët dhe deputetët paralajmërojnë ndryshime
– Dosja e përgjimeve, Arben Imami dhe Ylli Zyla zhdukën hard-diskun me bisedat e përgjuara, SHBA dhe NATO zbërthejnë pajisjen
– Berisha dhe Imami shantazhojnë qeverinë: Kemi prova për trafik droge, avionët ulen në baza ushtarake si në Kolumbi
– Rama: Berisha ngatërroi mushkonjat e Divjakës me avionët e drogës. Meta: Është keqkuptuar me aksionin e spërkatjes
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Në Ballkan: Banditizëm, korrupsion dhe monopole. Flet Joseph Daul, President i PPE-ve dhe deputet i Parlamentit Europian. Pjesëmarrës në darkën tek "Krokodili" mes Sali Berishës dhe Edi Ramës”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Gjyqtari Gjin Gjoni padit në Prokurori, kryetarin e Apelit, Alaudin Malaj
– Rama: Opozitës i duken mushkonjat si avionë
– Ministri Veliaj: Do të ulet mosha e pensionit për minatorët
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





