E mërkurë, 18 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Tre të plagosur, policia hyn në Lazarat, zbulohen 10 tonë drogë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dorëzohet pas 48 orësh rrethim Gate Mahmutaj, negocioi garancinë për jetën

–   Blushi kundër Veliaj: Mos i dizenjoni ministritë sipas muskujve

–   Projektligji për ushtrinë, Rama i LSI kundër qeverisë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Legalizohen 15 mijë ndërtime, kreu i ALUIZNI, Artan Lame shpjegon prjektligjin për tituj pronësie”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Vetëdorëzohet kreu i bandës së Lazaratit. Gate Mahmutaj i jep fund arratisë. Plagoset polici dhe dy barinj

–   Takimi, statusi kandidat, Austria mbështet pa kushte Shqipërinë

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Hetim për kryengritje rebelëve në Lazarat. Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në dorë drejtimin e operacionit, vijojnë të shtënat”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Lazarat, Gatja dorëzohet në hyrje të fshatit, 40 të tjerë nën akuzë

–   Përgjimet, ish-kreu i SHIU dëshmon në Prokurori

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Pranga bosit të Lazaratit. Para dorëzimit Gate Mahmutaj kërkon ndihmën e A1Report: “Nuk dua të më vrasë policia”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Sherr sekret Aliko-Tahiri: “Do dorëhiqem nga komuna”. “Jo rri dhe ndihmo punën e policisë”

–   Orë pas ore, dita e tretë e betejës kundër trafikantëve

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Legalizimet, gati harta dhe çmimet e reja të trojeve. ALUIZNI ka dërguar për miratim në qeveri vendimin që përcakton çmimet e trojeve për legalizimet. Ja si do të bëhet përllogaritja. Legalizimet në qytet, me shtrenjtë se në fshat”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Intervistë me policin e Forcave Speciale: Ju rrëfej operacionin në Lazarat, nën breshërinë e plumbave

–   Kadare: Përçudnim të lidhësh dëshmorët e luftës me diktaturën

–   Basha: Forca e opinionit detyroi pushtetarët të distancohen nga droga

–   Luiza Xhuvani: Djali im ka qenë në shtëpi kur policia e shpalli në Lazarat

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Luftë me snajpera në Lazarat, shikas dhe ish-policë në bandën e drogës, Ministria e Brendshme plan B për asgjësime fizike”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   40 agjentë të shërbimeve të huaja në Tiranë për kartelin e kokainës, në shqipëri qarkullojnë mbi 8 miliardë euro nga tregu i drogës

–   Ben Blushi shpërthen kundër Ramës: La në dorë të Erjon Veliajt reformën në arsim, ministrat marrin kompetenca sipas muskujve

–   Fatmir Xhafaj dhe Bashkim Fino çertifikojnë Shkëlqim Canin si të paaftë, i kthejnë mbrapsht Kodin Doganor si kopjim shabllon

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Dajak! Mbrëmë vonë dorëzohet Gate Mahmutaj, kreu i grupit lazaratas. Banorët djegin vetë plantacionet me hashash”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Grekët po kërkojnë punë në Gjermani dhe në Shqipëri

–   Ministri Naço në Gjermani, mbështetje për statusin dhe reformat

–   Rikthehet pas 100 vjetësh linja e trageteve mes Pogradecit dhe Ohrit

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/