E martë, 19 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Pas skandalit, zbulohet përgjimi i dytë i sekretarit të deputetit. Dosja e prokurorisë, telefonatat e takimet e Canes me Elvirën, e përndiqte për 7 muaj”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Zhduken paratë e Bankës, Preçi: Rama të pezullojë Fullanin

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Administrata, si do konkurrohet, Albana Toçiu: Ja afatet për dorëzimin e dokumenteve dhe testimi”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Fshehja e pasurive, ILDKP kallëzim penal për 13 zyrtarë

–   Kryekomuniari i PD-së, i kërkuar në SHBA për ngacmim seksual

–   Kavajë, mishi helmon 100 dasmorë, 30 përfundojnë në reanimacion

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Toka, pse u ul çmimi. Avenir Peka: Penalizim pronarëve”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Prokuroria: Cane tha se “vajza s’ka nevojë për ilaçe, vetëm për seks

–   30 herë në Selanik për 60 muaj, Çollaku: Isha në një seminar kualifikimi

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Si ndryshon fatura e legalizimeve, me ndarjen e re territoriale”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Zbardhet dosja e Prokurorisë. Sekretari i PS, 6 muaj presion për seks me të miturën

–   Kthimi i ligjeve, Nishani: Kërkohet që Presidenti të bëhet i paqenë

–   Misteri i 7 milionë dollarëve, nuk janë lënë në kumar, por as transferuar jashtë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Të përndjekurit, ja emrat që do të paguhen të parët”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Vjedhja e Thesait, nis ‘gjuetia’ e parave

–   Prokuroria: Kundër Agron Canes, kemi prova sekrete

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Ardian Fullani skemë mashtrimi me kredinë e vjehrrit, u mori 15 milionë euro 4 bankave të nivelit të dytë, fabrika e tullave kushtoi 1 milion euro”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Edi Rama ultimatum ministrave, kërkon shkurtimin e 20 përqind të administratës

–   Piramida e doktoraturave të Henri Çilit, si shpëtoi UET nga shkrirja, mashtrimi me kriteret dhe manipulimi i raportit

–   Skandali, Lulzim Basha pallat 20-katësh te Liqeni Artificial, asgjëson parqet para largimit nga Bashkia e Tiranës

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Nishani: Po më heqin përditë kompetencat. Çfarë kërkohet? Kërkohet që Presidenti të mos flasë. Kërkohet që zyra e Presidentit të Republikës të bëhet e paqenë. Kompetencat po hiqen nga dita në ditë. Kompetenca të tjera po ngrihen dhe nuk po lënë vend të zbatohen”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Bylykbashi: Dyshja Rama-Kokëdhima, dyshja e perversitetit dhe e krimit

–   Konferenca për Ballkanin në Berlin/ Kancelarja Merkel bie “në dashuri” me Kryeministrin Rama. Reagon Serbia

–   Denoncuesja: Kokëdhima më çoi te Agron Cane, videon s’e kam shitur

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/