E shtunë, 19 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Bombë në oborr, tritol komisariatit për të tretën herë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   I nis 65 vendime, Tahiri letër Nishanit

–   Basha: Rama ka informacion për trafikun e drogës

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Ja gjyqtarët që Tahiri denoncon tek Nishani”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Kush merr rimbursimin e TVSH-së

–   Edhe shefat e mjekësisë tek zyrtarët e hetuar

–   Miratohen 10 paketat falas për pacientët

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Pushkatime pa gjyq” në PD. Ish deputeti demokrat Fatos Hoxha denoncon ish-kreu ne PD”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Zbulohen 65 dosjet skandaloze të gjyqtarëve

–   Aksidentet, 18 vjeçari vret dy kalimtarë në Korçë, dy të plagosur në Fushë Krujë

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Gjyqtarët që liruan vrasës e përdhunues. Ministri i Brendshëm denoncon te Presidenti 65 vendime të dyshimta të muajve të fundit”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Basha: Reforma territoriale po sjell destabilitet

–   Hiqen doganat për blerjet në internet

–   Didi në Lazarat: Do të sekuestrojmë pasuritë e drogës

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Çekiçi i Gjinit. Përfshirja e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni në arratisjen e një trafikanti turk. Disa detaje mbi linjën e drogës Turqi-Shqipëri. Fundjavat luksoze të gjyqtarëve që Majko i sheh nëpër avionë kur shkojnë për të parë Bajernin në Mynih”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Servet Pëllumbi: 10 muaj pas zgjedhjeve duket sikur qeveria nuk e ka marrë ende pushtetin

–   Peleshi: Nuk u gjejmë dot punë të gjithëve në administratë

–   Facebook Spy: Veshi ‘shoshë’ i mbesë Desarës dhe Alket Islami si ‘baron droge’

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Beteja e avionëve misteriozë. Nga dyshimet për trafik droge në bazat ushtarake, tek loja politike për të fituar një tjetër betejë para publikut. Çfarë fshihet pas informacioneve “sekrete” dhe strategjia PS-PD për debatin e avionëve të drogës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Gjosha: Brukseli kërkon konsensus, jo një opozitë që vë veton

–   Eksploziv për herë të tretë komisariatit të Fushë Krujës

–   Emailet mes Ballës e Halimit, ja çfarë ndodhi me konsensusin e prishur

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Krijohet Fronti i majtë shqiptar, lëvizja e re për rivlerësimin e Enver Hoxhës, ndalimin e pronografisë dhe borxhit të huaj, ja dokumenti”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Basha përjashton krerët e bashkive dhe komunave nga gara për forumet drejtuese, Fatos Hoxha akuza për zhdukjen e Berishës nga faqja e PD

–   Eksperti amerikan mbledh deputetët në Kuvend, SHBA kërkon forcimin ushtarak të Shqipërisë, akuza Imamit dhe Berishës për dështimin

–   Fshehën makinat luksoze, ILKDP hetim prokurorëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve

–   Sherr në Konferencën Gjyqësore, Nishani kundër reformës nga mazhoranca, Naço kërkon përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Edi Rama, akoma nuk e ka marrë Pushtetin! Pushteti i drejtësisë akoma i pareformuar dhe njerëzit ankohen në masë dërrmuese për padrejtësi në sallat e drejtësisë”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Luan Rama: Me apo pa opozitën, reformat do të kryhen

–   Ish-fajdet, kthimi i parave deri në fund të vitit 2017

–   Artan Didi: Politika të mos merret me probleme të investigimit

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/