E enjte, 19 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Beteja në Lazarat; Armë të sofistikuara mbi policinë, pranga snajperit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– 100 policë në aksion me bukë me vete, flenë me turne në hotelet e komisariatit
– Rama në Gjermani: Statusi, pilulë antidepresive
– Elbasan, vërtetimet false, nën hetim 8 zyrtarë të tatimeve
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pagat e paqeruajtësve pa tatim”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Rrethohen trafikantët, digjen 37 milionë euro drogë
– Nevoja për një kod të ri doganor
– Presidenti meksikan pret në takim konsullin e nderit, Ylli Ndroqi
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Gatja nesër në gjyq; Akuza: Rrezikon mbi 20 vite burg”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Fotot, Lazarati nga brenda, ja pasojat e luftës me trafikantë
– Rama në Berlin: Policia ia ngriti kokën lart Shqipërisë
– Ylli Ndroqi takon Ambasadorin e Meksikës
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Rrethohet grupi i Lazaratit, digjen miliona euro drogë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Si të veprojmë që të mos pijmë më alkool në mënyrë të tepruar
– Bariu i plagosur, familja kërkon fajtorët në Lazarat
– Gjermania jep shenja pozitive për statusin
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Beteja e Lazaratit, ngushtohet rrethi, policia drejt qendrës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Pas konfrontimeve me armë, prokurorët në terren për të mbledhur provat
– Hiqet tatimi mbi rrogën e paqeruajtësve
– Tokat e lira shiten ose jepen me qira për pronarët
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Luftë guerrile shtëpi më shtëpi, zbulohet baza e grosistëve të drogës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Politika ka zbuluar deklaratat e pasurive nga viti 2003
– Kreditë e shqiptarëve, miniera ari për bankat
– Spanja jashtë botërorit, Holanda fitore me vuajtje
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Sali Berisha mesazhe dhe telefonata me të fortët e Lazaratit, në telefonat e të arrestuarve prova kompromentuese për ish-kryeministrin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Beteja Frontale në Lazarat, del Urdhri për vrasje pa paralajmërim, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, 800 forca speciale gati për mësymje
– Tension mes Kuvendit dhe Qeverisë, ministrat zbarkojnë në komisione pas bllokimit të ligjeve dhe përzënies së vartësve nga deputetët
– Kuvendi 14 detyra Shkëlqim Ganajt, hetim parave të pista të fshehura në bankat e huaja
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Ikin nga Brazili Kampionët e botës”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Policia në sulm për të arrestuar grupin e Lazaratit që bën rezistencë
– Rishikim koncesionit të skanimit të kontenierëve
– Presidenti meksikan pret Konsullin e Nderit, Ylli Ndroqi
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





